Gazeta “Zëri”: “Serbia fituesja e madhe e Integrimit. Kosova mbeti me "gisht në gojë”

Gazeta “Zëri”: “Serbia fituesja e madhe e Integrimit. Kosova me gisht në gojë”
Duket se edhe në Kosovë një pjesë e opinionit e ka parë me shumë dyshim qasjene BE-së drejt Serbisë. Gazeta “Zëri” publikoi sot një artikull ku trajtohen arritjet e Kosovës në kuadër të proceseve integruese pas dialogut me Serbinë dhe marrëveshjes me të. “Dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian hairin ia pa vetëm Serbia, pasi që u shpërblye me nisjen e negociatave për anëtarësim, përderisa pala kosovare mbeti me “gishta në gojë”, shkruan gazeta. Në pronocnim për këtë çështje ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku ka hdhur poshtë këto mendime, duke nënvizuar se “duke u përfshirë në këtë proces ne vetëm i kemi kryer detyrimet tona karshi Bashkimit Evropian dhe karshi integrimeve euroatlantike”. Nga ana e tij, kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, Lutfi Haziri e ka bërë disi më të qartë faktin se ndonëse të dyja palët kanë përfituar, është Serbia ajo që gjithsesi është fituesja e madhe. ““Natyrisht që ky proces e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë Serbinë që të ecë përpara, por në anën tjetër e ka ndihmuar edhe Kosovën që të marrë studimin e fizibilitetit, rekomandimet për fillimin e negociatave për MSA-në”, citon gazeta Hazirin.
Më shumë në: http://zeri.info/artikulli/23286/brukseli-shuplake-kosoves
s.z
Comments
Kosova nuk mbeti me gisht ne
<p>Kosova nuk mbeti me gisht ne goje, perderisa kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan tha se Kosova asht Turqi.</p>
Add new comment