Kryeministri në takim me biznesin e vogël: "Taksa që paguanit deri tani do bëhet zero"

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në zonën e “Don Boskos” ku ka sqaruar personalisht sesa do të jetë barra fiskale për këtë kategori. Duke marrë shkas nga debatet e fundit dhe interpretimet që po i bëhen buxhetit të ri, Rama ka zbritur vetë në terren për të dhënë shifrat konkrete që do të paguajnë që këtej e tutje të gjitha subjektet tatimore. “Taksën e biznesit të vogël ju e paguanit 595 mijë lekë. E gjitha aforfe e pushtetit vendor. Përveç pushtetit vendor, që ua merrte aforfe, ju paguanit edhe tatim-fitimin 10%. Tani, taksa e biznesit të vogël nga 595 mijë lekë bëhet zero. Ju do paguani vetëm një herë dhe do paguani tatim-fitimin jo 10%, sa ç’ishte, por 7.5%. Dhe praktikisht, në fund fare ju kurseni 345 mijë lekë”, tha ai. Krahas tij edhe opozita është në një përpjekje për të komunikuar me biznesin dhe për të bindur atë për idenë e vet se paketa e re fiskale e rëndon situatën në vend ta lehtësojë.
s.z
Comments
Ky eshte bere si Kim jong il,
<p>Ky eshte bere si Kim jong il, vetem publicitet vetes i ben!</p>
Do bente mire ti shpjegonte
<p>Do bente mire ti shpjegonte edhe efektin qe do kete ajo taksa shtese per karburantin...</p>
Add new comment