Rugova dhe ideja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 17:18

Para disa ditëssh, kryeministri serb Ivica Daçiç, do të hidhte idenë e një korrektimi të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, për të cilën sipas tij është e nevojshme anullimi i një marrëveshjeje të viteve ‘70, përmes të cilës ish-Federata Jugosallve sanksiononte kufij të rinjë administrativë mes Serbisë dhe Kosovës. Ky është një nga opsionet që pala serbe ka hedhur në skenë për të negociuar një paqe përfundimtare me palën shqiptare. Por idetë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës kanë qenë të pranueshme edhe për palën shqiptare të Kosovës,  madje në ato njësi territoriale disa prej të cilave kërkohen së fundmi edhe nga Beogradi. Kështu Leposaviqi me disa zona në Veri kundrejt Preshevës. Gazeta “Zëri” në Kosovë, ka bërë të ditur sot se do të nis publikimin e një rubrike të re që lidhet me arkivën dhe ku si pikënisje ka zgjedhur një intervistë të Ibrahim Rugovës të vitit 1994. Është një kthim në kohë që nisur nga zhvillimet e sotme ngjan shumë i largët, por që gjithsesi sjell në vëmendje disa qëndrime me interes. Ja se çfarë thotë ndër të tjera Rugova: “Po e përsëris: është e papranueshme ndarja e Kosovës. Mund të bëjmë vetëm këmbim territoresh, ashtu që për Leposaviqin dhe disa territore në Veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, të fitojmë Preshevën dhe viset tjera në Serbinë jugore të banuara me shumicën shqiptare”. Është një tezë që mbetet gjithsesi e preferuar nga Serbia, por me gjasë jo më nga Kosova.

Më shumë në: http://zeri.info/artikulli/23350/rugova-ndarje-te-kosoves-jo-kembim-territoresh-po

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.