Rryma ekstreme fetare në Kosovë dhe Maqedoni, tani për tani të brishta, por potencialisht kërcënuese

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 02:52

Në rrugët e kryeqytetit maqedonas, pikërisht në lagjet shqiptare, janë shfaqur dje disa afishe me thirrje për të mos festuar Vitin e Ri, ku poshtë fotos shkruhet “Kini frikë Allahun”. Pas kësaj ka reaguar Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni, e cila është distancuar nga këto thirrje, duke theksuar se feja islame nuk promovon dhunën. Sidoqoftë duket se diçka ka dalë jashtë kontrollit të këtij institucioni.

Para disa ditësh edhe Policia e Kosovës u kërcënua nga grupe ekstreme fetare kosovare pas arrestimit nga kjo polici e 6 qytetarëve të kosovarë, të cilët ishin kthyer nga Siria, e që dyshohen për terrorizëm. Siç shihet rrymat ekstreme fetare në Kosovë dhe Maqedoni, edhe pse ende dukense janë të brishta  dhe vetëm në retorikë, potencialisht mbeten shumë kërcënuese.

Zh.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Keto vende nuk kan vend ne Europe pa hjeke themelet e ekstremizmit fetar islam, qe jane potencialisht kercenuese.

Submitted by Polli (not verified) on

qesharak ky shkrimi juaj, zoteri. nje poster ekstremist fetar??? vertet? thjesht u ben thirrje njerezve qe te mos festojne vitin e ri duke thene se ajo eshte feste pagane dhe se eshte ne kundershtim me doktrinat e nje feje te caktuar, por edhe te feve te tjera monoteiste. ky poster eshte thjesht nje stilizim i thirrjeve te zakonshme te hoxhallareve, prifterinjve dhe rabineve per te mos festuar festa pagane.  dhuna? me te dhunshme jane posterat anti-abort qe qarkullojne ne metrot e nju jorkut, zoteri, kurse ky eshte thjesht nje grusht i stilit Popeye.

dhe se ku qendron lidhja me te dyshuarit per terrorizem ne kosove, nuk e thoni askund dhe nuk do te arrini ta thoni, sepse nuk e dini as vete.

shkrimin juaj ngjan shume me nje film me diversante dhe kulake dhe pasanike te cilet jane te gjithe armiq te diktatures se proletariatit me foton e xhaxhit enver ne krye.

Submitted by Pema (not verified) on

Pollo, ik mer rrugen per Siri dhe ti, dhe mundesisht rri atje se nuk na duhesh. Ti je tradhtar i kombit.

Enveri ishte kriminel, por per dy gjona duhet ti themi faleminderit. 1. Zhduku analfabetizmin. 2. Zvogeloi numrin e besimtareve kur mbylli objektet e kultit.

Submitted by Polli (not verified) on

Me kriminale se sa gjithe krimet qe ka bere Enver Hoxha eshte mbrojtja qe mund t'i behet atij me argumentin se zhduku analfabetizmin, nderkohe qe zhduku nga biblotekat e Shqiperise te gjithe shkrimtaret e medhenj boterore dhe zhdukur nga faqja e dheut shkrimtaret me te medhenj shqiptare dhe e vetmja gje qe mund te lexonin keta analfabete ishin fjali kriminale si kjo e jotja. Kriminale po ashtu eshte te thuash qe Enver Hoxha duhet falenderuar per zhdukjen e trashegimise shpirterore, nderkohe qe falenderime te tilla per homologun e tij Adolf Hitler denohen me burg apo me gjobe ne vendin e lindjes se ketij te fundit. Sa per tradhtaret e kombit, ata duhen kerkuar ne gjirin e politikes se dites, si pjelle direkte e sistemit enver-hoxhist.

Sa per posterin, po pate gje, thuaje. Nuk te ndalon njeri, sic bente dikur idhulli jot.  Nuk  ngjan fare me posterat enverist qe te kujtonin gjithmone vdekjen, por ngjan me postera te ngjashem ne te gjithe boten, ku grushtohen nga papet e deri te zyrtarucet me te vegjel te qeverive, si dhe ajo e Rames.

Submitted by anticensurë (not verified) on

" Pas kësaj ka reaguar Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni, e cila është distancuar nga këto thirrje, duke theksuar se feja islame nuk promovon dhunën."

ky nuk është një distancim!ky është thjesht një mbështetje e kamufluar si distancim!!

në thirrje flitet për mosfesitmin e festës së vitit të ri dhe është vizatuar një moment dhune!!bashkësia islamike është si kundër dhunës ashtu dhe kundër festimit të vitit të ri!!

është e vërtetë që ekstremizmi,në këtë rast islamik,është në hapat e para të tij,por me kalimin e kohës ai ka për tu forcuar!!faktori i parë dhe ai më determinanti është përpjekja që po bën erdogani për këthimin e turqisë në vënd islamik!faktori ekstremist shqiptar,duke u mbështetur në këtë pikë(turqinë erdoganiste) dhe në varfërinë ekstreme që egziston në trojet e banuara nga shqiptarët(faj total i politikës kriminalo korruptive të politikanëve shqiptarë),po lëshon rrënjë!hë për hë të cekta dhe të brishta,por në të njëjtën kohë shumë agresive!!

shpresoj një humbje të erdoganit në zgjedhjet e ardhëshme,faktor i jashtëm,dhe një zgjim të politikanëve tanë,faktor i brëndëshëm!!

Submitted by katarakti (not verified) on

Rreziku me i madh qe kercenon shqiptaret sot nuk vjen as nga Greqia dhe as nga Serbia, por nga islamizmi radikal. Ky lloj islamizmi vehabist e salafist me origjine nga Arabia Saudite na ndan nga rajoni, nga Europa dhe nga Perendimi. Siç tha edhe Ilir Meta dje, ne Hollande na kujtojne vend mysliman meqe jemi pjese e Konferences se Vendeve Islamike.

Submitted by shqipo (not verified) on

ej sa merak qe i keni keta islamistet more!

afishe pune kalamjsh, format A4, kjo zhurma juaj dhe ekspresit me tingellon si ato betejat e don kishotitme mullinjte e eres

ju mesa duke i keni vënë qëllim vetes të media islamofobe par exellence

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.