Apeli konfirmon dënimin për komisionerët e Dajçit. A ka nisur më në fund ndëshkimi për ata që prekin votën?

Kishin falsifikuar nënshkrimet e votuesve dhe numrat e kartave të identitetit apo pasaportave, të cilët ditën e zgjedhjeve ndodheshin jashtë vendit. Gjykata e Apelit në qytetin e Shkodrës ka lënë në fuqi vendimin për komisionerët e Komunës Dajç, të cilët Gjykata e Shkallës së Parë dënoi me burg. Sipas vendimit të gjykatës 7 nga komisionerët u dënuan me 8 muaj burg ndërsa një tjetër me 4 muaj. Komisionerët u paditën nga ish- kreu i komunës Rrok Rroku. Edhe herë të tjera, pas zgjedhjeve, në raste provash flagrante për komisionerë të akuzuar për manipulime e falsifikime, janë ndërmarrë iniciativa gjyqësore nga palët e dëmtuara, por më së shumti ka mbizotëruar pandëshkueshmëria. A duket në horizont fillimi i një historie të re për ata që guxojnë të prekin zgjedhjet? Le të shpresojmë.
a.k
Add new comment