Ushtria greke rikthehet në kufi me arsyetimin e luftës ndaj trafiqeve. Në Shqipëri reagon vetëm Idrizi i PDIU-së: “Akt destabilizues”.

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 10:06

Rivendosja, nga ana e Greqisë, e patrullimit ushtarak në kufirin me Shqipërinë është marrë si argument politik nga kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Ai e ka cilësuar këtë akt, si të pajustifikueshëm dhe që cenon stabilitetin. Për Idrizin veprimi i palës greke nuk i përgjigjet as statusit të dy vendeve që janë anëtare të aleancës së Atlantikut të Veriut. Më shumë sesa ky reagim, ka rëndësi arsyetimi i palës greke, sipas së cilës, kthimi i ushtrisë lidhet me shtimin e trafikut nga Shqipëria. Si të thuash për shkak të dobësive në parandalimin e trafiqeve nga Shqipëria, Greqia po detyrohet të fusë ushtrisë. Këto masa drastike ndoshta kanë edhe një gjë pozitive, pasi në një farë mënyre japin një model edhe për Shqipërinë, që ka disa pika të nxehta ku shteti ka shpallur dështimin. P.sh Lazarati. Thuajse të gjithë zyrtarët e policisë, shprehen se Lazarati është “çështje komplekse”. Po se ku konsiston ky kompleksitet nuk e thotë kush. Për më tepër që dje, u botua një intervistë e një shtetaseje nga ky fshat, e cila vuan dënimin për kultivim bimësh narkotike e që shprehej se “po të dojë policia për 24 orë e bën shkrumb e hi Lazaratin”. Ndaj, përpara se të shpaloset dyshimi për grekun, është mirë që ndonjëherë të flitet edhe për trafiqet.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.