Bien kufizimet e punësimit në BE për rumunët dhe bullgarët

Që nga dita e sotme qytetarët e Rumanisë dhe Bullgarisë do të kenë të drejtën e punës pa kufizim në të gjithë hapësirën e Bashkimit Europian. Kjo masë merret shtatë vjet pasi këto dy vende u bënë anëtare të BE-së dhe u jep të drejtë lëvizjeje dhe pune qytetarëve të tyre në secilin prej vendeve të BE-së. Dhe me këtë hap edhe dilemat e një fluksi imigrantësh ka dalë sërish në skenë. Britania e ka kthyer në pikë kritike çështjen e aksesit në tregun e punës dhe lëvizjen e lirë. Edhe për Shqipërinë duket se ky element ka patur ndikimin e vet për refuzimin e statusit të vendit kandidat muajin e kaluar. Në një deklarim të vetin, kryeministri Cameron bëri të qartë se imigracioni për Britaninë është një problem shumë i rëndësishëm.
Më shumë në: http://www.bbc.co.uk/news/world-europe-25565302
s.z
Comments
Rumunt dhe bullgart kan
<p>Rumunt dhe bullgart kan luftue me arme ne dore kundra turqve osman per te mbete europian, prandej ato mund ta kene ma te kollajt inserimin ne Bashkimin Europian.</p>
Add new comment