Liljana, mësuesja që mëson vullnetarisht fëmijët e ngujuar. Dhe shteti që ka dështuar

Postuar në 21 Janar, 2014 08:53

Marien 17 vjeçare, ajo e ka patur nxënëse, derisa hasmi e vrau në arë bashkë me gjyshin e saj. Pavarësisht se as Kanuni i ashpër nuk lejon vrasjen e femrës. Edhe Eduardin e mësonte në shtëpi, derisa djaloshi vendosi të dalë nga ngujimi, të shkojë në shkollë dhe të dalë ku të dalë. Edhe atë e vranë. Liljana Luani, mësuesja nga Shkodra që tre herë në javë merr vullnetarisht rrugët e fshatrave të Grudës së Re, Mazrekut, Oblikës, Dajçit etj, për t’u dhënë mësim fëmijëve të ngujuar, ka qenë personazhi i revistës Klan, që i ka kushtuar kauzës së saj kopertinën e numrit.  “Të paktën që nga 2009 e këtej, mësuese Lili, siç e njohin në Shkodër nuk ia përton të marrë furgonët e linjës, të ecë edhe me kilometra në këmbë për të arritur në një destinacion që vështirë ta ndjekësh kaq besnikërisht kështu siç e ndjek Liljana: Në mënyrë vullnetare me shpresën se një ditë të 35 nxënësit e saj, të kategorisë speciale për nga fati i keq, do ta kenë një shans, një mundësi shkollimi, një shpresë për të shpëtuar prej plumbit, gjakut dhe rregullave të Kanunit, të deformuar si mos me keq, krahasuar me Mesjetën”, shkruan gazetarja Alida Cenaj.

 

Më shumë mund të lexoni në linkun: http://www.revistaklan.com/index.php?id=4269&mod=2

 

a.k

 

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Një bravo të madhe vërtet qënka për tu respektuar kemi shumë nevojë për njërz të tillë medjat duhet të shkruajë ose të shfaqi njërz të tillë që të mësojë shoqëria&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.