Albpetrol: “Bankers Petrolium”, në një tregti të paligjshme karburantesh, ka shitur hollues në tregun vendas

Një dokument konfidencial i Albpetrol duket hedh dyshime të forta, të cilat implikojnë ‘Bankers Petrolium’ në një tregti të paligjshme karburantesh në tregun vendas. Dokumenti i zotëruar nga Top Channel, i cili konfirmohet zyrtarisht nga Albpetrol dhe Ministria e Energjise dhe Industrise dyshon se kompania kanadeze ka shitur në tregun e brendshëm me pakicë, sasi të mëdha karburanti të cilësisë së dobët, që njihet ndryshe me emrin hollues. Ky lloj karburanti përdoret nga kompanitë prodhuese të naftës si lëndë e parë në proceset teknologjike të prodhimit.
Dokumenti me dyshimet e Albpetrol përbën perplasjen te pare mes autoriteteve dhe kompanise, qe eshte investitori me i madh ne Shqiperi ne fushen e hidrokarbureve. Dyshimet, sipas Albpetrol përfshijnë jo vetëm tregtim të paligjshëm karburantesh, por edhe evazioni fiskal dhe fshehje taksash, pasi holluesit kanë qenë të përjashtuar nga akciza dhe TVSH-se ndërkohë që në treg janë shitur si karburant i gatshëm për konsum.
Por vete Bankers, sipas gazetës Shqiptarja.com, deklaron se te gjitha keto dyshime jane te paverteta dhe nuk ka kryer asnje shkelje siç pretendon Albpetrol.
Zh.
Add new comment