INUK-u vijon me prishjet në bregdetin e Dhërmiut

Postuar në 26 Janar, 2014 07:36

Në bregdetin e jugut vijohet me prishjet e ndërtimeve pa leje. Sipas shqiptares.com, “shembja e 160 hoteleve pa leje në bregdetin e Dhërmiut do të bëhet brenda dy ditëve; më pas do të fillojë pastrimi i zonës së ndërtimit të hoteleve”. Në fakt, në lajmin e kësaj gazete thuhet se janë prishur tanimë 137 ndërtime, dhe kështu i bie që në dy ditët e ardhshme të prishen 23 të tjerat. Gjatë aksionit të ditës së sotme është bërë e mundur shembja e godinës tre katëshe të hotelit ‘Çarcani’, duke finalizuar operacionin e nisur nga INUK-u që prej së Premtes.

Pasi të mbarohet punë me Dhërmiun, inspektorët dhe punëtorët e INUK-ut do të kthehen në Himarë e Sarandë, e pastaj sërish në Vlorë, ku në fokus të operacionit do të jetë zona e Plazhit të Vjetër, duke rrafshuar kështu ndërtimet në të gjithë vijën bregdetare të qytetit të Vlorës. Në këtë mënyrë i hapet rrugë projektit të Lungomares, i pernguar deri tani nga uzurpimi e betonizimi pa leje i bregdetit.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Me ne funde po i rikthehet bukuria e rivjeres Shqiptare

Submitted by Lola (not verified) on

Prish e prish andej ku duhet per te ndertuar nje super rruge, po rruga ime pse eshte e prishur ?!

Mu ne mes te Tiranes, ne rrugen Myslym Shyri dhe rrugica ngjitur me dyqanin e  eagle mobile, nuk ka trotuar pale qe dhe  rruga eshte plot me uje, balte e gropa.Njerezit ecin ne nje bordure te ngushte qe duhej te ishte bordura e trotuarit te cilin eshte pare e arsyeshme te zihet nga nje ndertim karabina, qe sot e 12 vjet. Te dashur lexues ne kete rruge njerezit duken sikur bejne cirk dhe makinat eshte njelloj si te kalojne proven e kolaudimit duke ecur mbi uje e gropa qe nuk dine si do dalin pas kesaj!

Me thoni tani, pse nuk vjen ndonje buldozier ne kete rruge qe pastaj te vine ca mjete  te tjera per ta rregulluar?!

Submitted by beni (not verified) on

JU LUMTE...URIME...PASI TE KTHEHET NE GJENDJEN NATYRORE BREGDETI I JUGUT MERRUNI ME DURRSIN DHE LEZHEN....JEPINI FUND KAOSIT BERISHIAN NE URBANISTIKE DHE PASTRONI VENDIN NGA PLEHRAT...USHTRINE E TE PAPUNEVE QE NA LA NE DERE KRIMINELI BERISHA FUTENI TE PAKTEN NE PUNE TE PASTROJNE TERRITORIN E QELBUR NGA PLEHRAT.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.