Socialistët rrëzojnë kandidaturat e Nishanit për Gjykatën e Lartë. ILDKP, asnjë përgjigje për ta

Postuar në 28 Janar, 2014 07:49

Një refuzim domethënës ka bërë sot mazhoranca e majtë, ndaj dekreteve të presidentit Bujar Nishani për kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, Gjovalin Përnocaj dhe Petrit Ceno. Komisioni i Ligjeve rrëzoi me 16 vota pro dekretet e Nishanit. Arsyetimin e bëri anëtari i majtë në këtë komision, deputeti Armando Subashi i cili kërkoi që Kuvendi të mos japë pëlqimin për kandidaturat. Subashi deklaroi se ishte kërkuar informacion për dy kandidaturat, nga ministria e Drejtësisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Inspektoriati i Pasurive. Fillimisht dokumentacioni shoqërues për secilin prej dekreteve, dorëzuar në Kuvend, ishte i mangët. Pas kërkesës së kryetarit të Kuvendit Meta, dosjet u plotësuan, por jo plotësisht.  U kërkua informacion mbi burimet, shumat dhe të ardhurat e deklaruara nga të dy kandidatët gjatë 10 viteve të fundit, informacion mbi verifikimin e plotë dhe analitik të deklaratave të pasurisë së këtyre kandidatëve dhe rezultatin e tyre nëse ekziston. Megjithatë, deri të dielën në mbrëmje deputetët nuk kanë pasur në dosjet e tyre dokumentacionin e ILDKP-së.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.