Shtresat “në nevojë” nga çdo nivel, përfitime milionash me kredi dhe ndihma

Postuar në 28 Janar, 2014 12:47

Dy momente trajtimesh financiare për “shtresat në nevojë” po publikohen këto ditë, me kulm ditën e sotme. Nga njëra anë, është lajmi i 145 zyrtarëve që kanë përfituar kredi të butë strehimi në mënyrë të kundërligjshme. Në listën që ka publikuar edhe deputeti Erion Braçe, figuron ndër të tjerë ministri i Punës Sociale nën kryeministrin Berisha, Spiro Ksera, dhe drejtues të tjerë të ministrisë që nuk hezitoi të siguronte “shanse të barabarta” për krerët e saj.

Nga ana tjetër,  kemi ndihmën ekonomike në kundërshtim me ligjin që kanë përfituar mbi 8800 familje, siç deklaroi sot Etleva Bisha, kreu i Shërbimit Social Shtetëror. Vetëm në Kamëz janë mbi 3300 familje që me firmën e kryebashkiakut Mziu kanë përfituar padrejtësisht ndihmë që shkon në mbi 15 milionë lekë të reja në muaj, për çka Bisha do të kallëzojë penalisht Mziun.     

 

Për më shumë ndiqni linkun: http://www.gazetatema.net/web/2014/01/28/bisha-padi-penale-mziut-shperndau-ndihma-ekonomike-te-paligjshme/

 

Si dhe: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/bra-e-u-trajtua-me-kredi-t--but--dhe-ish-ministri-ksera-ja-lista-me-emrat-198029.html

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.