Rishfaqet IPR Marketing; sonte në Ora News, do të japë rezultatet e të parit sondazh të saj pas 23 qershorit 2013

Kompania italiane IPR Marketing, që në Shqipëri u bë e njohur gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, ngaqë ia doli të parashikonte me saktësi kirurgjikale disa befasira të këtyre zgjedhjeve (siç ishte rezultati i LSI-së), është rikthyer sërish në Tiranë. Presidenti i saj, Antonio Noto do të prezantojë rezultatet e një sondazhi tjetër “në kohë paqeje”. Është një sondazh i bërë me synimin për të matur zhvillimet politike të muajve të fundit, që janë muajt e parë të kësaj legjislature, e për lexuar a pikasur një numër perceptimesh e humoresh popullore. Ai do ta bëjë këtë gjë sonte, gjatë programit live të Ilva Tares në Ora News, në prani të disa opinionistëve.
Re.Pu.
Add new comment