Një zbulim i rëndësishëm në mjekësi. Qelizat staminale mund të riprodhohen nga qelizat e gjakut të “zhytura” në acid

Postuar në 30 Janar, 2014 14:31

BBC-ja njofton për një zbulim të kategorisë së parë në mjekësi. Një kërkuese e re, dr. Haruko Obokata në Japoni, duket se mund të rezultojë një nga njerëzit që do ndikojë më shumë në mjekësi. Sipas një punimi të saj të botuar në revistën “Nature”, qelizat staminale mund të rikrijohen lehtësisht duke “zhytur” qelizat e gjakut në acid. Më tej këto qeliza mund të eksperimentohen për kurimin e sëmundjeve malinje. Çështja është se deri më sot, për riprodhimin e tyre aplikohej metoda e depozitimit të qelizave staminale të marra në momentin e lindjes nga gjaku apo nga kordoni i fëmijës. Dhe ky proces është shumë i kushtueshëm, pasi thuhet se rreth 90-95% e gjakut të placentës humbet pas lindjes. Ndaj edhe nëse riprodhimi i këtyre qelizave, tanimë do të jetë i mundur edhen nga qelizat e gjakut të çdo të rrituri, ky do të rezultojë një hap i madh përpara. BBC-ja shkruante se kjo mendohet që të çojë më tej mjekësinë e personalizuar.

Më shumë në: http://www.bbc.co.uk/news/health-25917270

s.z  

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

<p>Nëse është e suksesshme, kjo metodë do jetë arritje e krahasueshme me zbulimin e antibiotikut, në kohën e vet. Lajm ngazëllyes...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.