Reagon Leka Zogu II: Dosjet e CIA-s në DITA për mbretin Zog, trillime të neveritshme

Dokumentet e arkivave amerikane të CIA-s të botuara së fundmi në gazetën “DITA” kanë sjellë dhe reagimin e pasardhesve të Ahmet Zogut. Në një komunikatë për mediat të shpërndarë nga Leka Zogu thuhet se informacionet e publikuara janë trillime nga njerëz që kërkojnë “uljen e figurës së mbretit”.
“Oborri Mbretëror Shqiptar ka ndjekur disa akuza të kohëve të fundit ndaj figurës së Mbretit Zog, të publikuara me zell nga qarqe përjetësisht të interesuara për denigrimin e figurës së Mbretit, duke përdorur materiale të deklasifikuara nga informatorë, që nën petkun e shërbimeve ndaj interesave amerikane hamëndësojnë dhe trillojnë me qëllime të caktuara uljen e figurës së Mbretit, duke i shërbyer drejtpersëdrejti padronëve të vërtetë të tyre, ashtu si edhe Kim Philby i shërbeu deri në fund të jetës KGB dhe UDB si dhe Sigurimit te Shtetit Shqiptar dhe diktaturës enveriste, të lidhura ngushtë me to. Sigurisht për përhapjen e këtyre trillimeve janë të interesuar pasardhësit e kësaj ideologjie, e cila fatkeqesisht është e zellshme për të vazhduar kauzën e sistemit që i polli. Neverisim këto mashtrime ordinere dhe “tellallët” që janë të interesuar për to e që ndjekin me konseguencë rrugen e mashtrimeve“, ka thënë Leka Zogu në prononcimin e tij.
Zh.
Comments
Gjyshi jot Ahmet Zogolli asht
<p>Gjyshi jot Ahmet Zogolli asht nji figure e flliqur sepse i shiti Serbise pjese te tokave shqiptare per te hype ne fron, pose kesaj vrau intelektual e patriot shqiptar, pose kesaj trathtoi Atdheun tue ike kur Italia Fashiste e pushtoi, pse kesaj vodhi arken e shtetit te popullit te vorfen shqiptar. I FLLIQUR DHE TRATHETAR. </p><p>Ti nip i tij duhet ti kerkosh te falun popullit per krimet e gjyshit tand e jo te na dalish ketu paftyrsisht te mbrosh krimet. Por edhe ti je njisoj si te bijt e diktatorit Enver Hoxha kriminel e hajdut qe vodhi arken e shtetit dhe i dergoi parat ne bankat e Zvicrres.</p>
Bravo Pal, me ne fund dy
<p>Bravo Pal, me ne fund dy grimca koherence edhe nga ana jote dhe koherenca eshte cilesi e nje njeriu te sinqerte e te ndershem! Por, pyetje legjitime: a do te shpreheshe keshtu nese ish-mbreti i veteshpallur i Shqiperise, do te kishte qene katolik?</p>
Çlidhje ka katolicizmi këtu ?
<p>Çlidhje ka katolicizmi këtu ? Leka i II është katolik,dhe kjo ska rendesi! Mbreti Zog ja pat falë Vermoshin Serbisë,te cilin sja lejoj Prek Cali me Kelmenda qe ta marrin Serbet! </p>
Add new comment