ATSH dhe Albanian Excellence, cikël me histori suksesi të personazheve shqiptarë në botë

Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe Albanian Excellence nisin një cikël intervistash me shqiptarë të suksesshëm në botë. Çdo ditë në faqen e Agjencisë Telegrafike Shqiptare ju do të gjeni histori jetësore dhe dinjiteti njerëzor të atyre shqiptarëve të cilët u larguan nga vendi i tyre me pendesë dhe me dhimbje, por që me shumë dinjitet atje ku shkuan ditën të ndërtojnë një histori suksesi dhe dinjiteti njerëzor. Janë emra nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët i përkasin profesioneve të ndryshme nga mjekë, inxhinjerë, shkencëtarë, piktorë, instrumentistë të nivelit botëror, të cilët janë përzgjedhur mbi kritere profesionale dhe intervistuar në harkun kohor të një viti e gjysmë.
Janë rreth 150 histori të shqiptarëve të suksesshëm, që pritet të botohen në faqen e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, www.ata.gov.al, si dhe në faqen Albanian Excellence.
Zh.
Comments
Kjo nyje nuk punon.
Kjo nyje nuk punon.
Add new comment