I penduari i bandës së tritolit në Gazetën Shqiptare: Ju lutem, policia s’më beson, më merr për të çmendur, të paktën bëni ju diçka...

Dhe vërtet mund të ishte bërë diçka, të paktën do të kishte shpëtuar biznesmeni Xhemal Çela, pasi ka qenë data 13 janar kur ai është paraqitur për të denoncuar në policinë e Durrësit, dhe 17 janar kur ka trokitur në Gazetën Shqiptare për të denoncuar vrasësin me pagesë Julian Sinani, ndërsa Çela u hodh në erë më datën 23 janar.
Gazetarja Aurora Koromani tregon për bisedën që ka bërë me të penduarin:
“Kam frikë. Ai do më vrasë. Dua të tregoj krimet, por policia më merr për të çmendur". Tejet i shqetësuar, me një veshje që linte për të dëshiruar, një djalë rreth 30 vjeç, trokiti në dyert e "Gazetës Shqiptare", për të rrëfyer për veprimtarinë kriminale, të një bande, pjesë e së cilës ishte edhe vetë. Atë ditë nuk e dija se njeriu që ishte penduar, është i njëjti me "të penduarin" e drejtësisë shqiptare N.Gj., i cili pak ditë më parë u vu në prangat e policisë dhe rrëfeu të gjitha krimet që kishte bërë banda e tij, me në krye të dyshuarin si vrasës serial Julian Sinanaj, shkruan gazetarja Aurora Koromani.
Por ndërsa policia e mori më vonë seriozisht atë, çudia është se ish- kryeministri Sali Berisha e dinte këtë.
Sipas GSH, Berisha ka deklaruar dje në Kuvend: “Nga informacionet që kam dhe ju e dini që unë i kam informacionet e sakta, ky person shkoi të depononte në polici. Ka qenë në takim edhe një nga zv/drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Por dëshminë e tij nuk e kanë marrë seriozisht dhe i thanë çfarë i ke këto. Ai u ka thënë se do shkoj të jap intervistë në media. Dhe në momentin që ai do fliste në media e kthyen nga rruga”, shkruan gazeta e mësipërme.
Më tepër detaje në linkun: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/banda-e-tritolit-i-penduari-n-gj--trokiti-ne-gsh-nuk-po-me-marrin-seriozisht-170451.html
Zh.
Comments
Policia duhet te ndjeke cdo

Policia duhet te ndjeke cdo informacion sado qe ne pamje te pare duket "i vogel, i parendesishem apo i cmendur". Ne situate terrori e vrasjesh nga bombat me telekomande, pergjegjsia shumefishohet. Me keto te merret ministri jo te rrije neper studio televizive, nese info nga G.Sh vertetohet ''heads should roll'' Cilido qe ktheu informantin mbrapsh, duhet hequr nga Policia e Shtetit.

Dalja ne tv per kapjen nga

Dalja ne tv per kapjen nga "mega-operacioni" coi ne deshtimin e kapjes se "porositesve"
Dhe ky adoleshent minister kerkon ndihmen e qytetarve te telefonojne per cdo rast? E imagjinoni dot nje burre rreth te 50-ve qe shkon ne rrajon per te denoncuar vjedhjen e bicikletes??? Ka shume mundesi ta rrafin...

Rrofte Ilir Meta! Te rroni e

Rrofte Ilir Meta! Te rroni e ti kujtoni ata te 21 janarit...
Cdo dite e me shume qe Tahiri mban karriken me zor, nuk ka shanc te ndodhi ndryshe

Add new comment