Kosovë: Miratohet ligji për zhurmat, ulje zëri për ezanin në xhami dhe kambanat në kisha

Edhe pse ka pasur kundërshtime nga komuniteti fetar mysliman, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një ligj për ndotjen akustike, në të cilin përmendet dhe zhumra që vjen nga xhamitë nga ezani, thirrja që bëhet në xhami 5 herë në ditë për faljen e namazit. Ky ligj përveç votave të mazhorancës ka marrë dhe votat e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila pothuajse gjithmonë në Parlament voton kundër ligjeve të qeverisë. Të gjithë deputetët e saj, përfshirë edhe Kryetarin Albin Kurtin, kanë votuar pro ligjin për zhurmat, ligj ky që hapi një debat të madh veçanërisht për pjesën ku sanksionohet zhurma e ezanit të xhamive dhe kambanave të kishës, raporton Express. Me këtë, përveç tjerash, nga miratimi i ligjit xhamitë do të duhej ta zvogëlonin volumin gjatë thirrjes së ezanit e kishat po ashtu të kambanave.
Zh.
Add new comment