Perëndimi përgatit ndihmë. Moskës i sos durimi dhe paralajmëron opozitën ukrainase

Nëse deri tani lidhur me zhvillimet dramatike në Ukrainë, Moska ka folur me doreza dhe nëpërmjet ofertave ekonomike për qeverinë pro-ruse, sot erdhi momenti që Rusia të paralajmërojë protestuesit.
Ministria e Jashtme Ruse deklaroi "shqetësimin e saj të thellë nga përpjekjet e aktivistëve për të irrituar situatën". Duke mos pranuar compromise të tjera, protestuesit në Kiev i kanë bërë thirrje të përsëritura presidentit Viktor Yanukovych, i cili është rikthyer në zyrë pas katër ditësh i sëmurë, që të japë dorëheqjen dhe të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Por duket se janë hapat më konkrete të Perëndimit, ato që kanë irrituar Moskën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, ndërkohë po marrin në konsideratë që t'i ofrojnë një ndihmë madhore Ukrainës, e cila më parë gjatë Janarit firmosi një marrëveshje ndihme me Rusinë. Brukseli dhe Uashingtoni do ta kushtëzojnë këtë paketë vetëm me detyrimin e realizimit të "reformave thelbësore", por pa detaje konkrete, as për paketën dhe as për këto “reforma”.
a.k
Add new comment