Obama jep intervistë në Fox News; dhe mediat nënvizojnë agresivitetin e moderatorit O’Reilly

Presidenti Barack Obama, në ditën e ndeshjes së superbowl-it (të dielën), ka shkuar në një program të televizionit Fox News, që drejtohet prej Bill O’Reilly-t (është hera e tretë që Obama i shkon në program këtij gazetari që nuk ka reshtur me kritikat ndaj tij). Mirëpo është raportuar në gazeta një qëndrim agresiv i gazetarit. Ky i fundit e ka ndërprerë në vijimësi. E ka ndërprerë mbi 40 herë në dhjetë minuta, aq sa për gazetën Washington Post (gazetë konservatore, ashtu si dhe Fox News dhe vetë O’Reilly)) dukej sikur ishte Obama që ndërpriste O’Reilly-n. Nga 2500 fjalë që u thanë gjatë intervistës, 1000 ishin të moderatorit. Reagimi i Obamas, që në program kish shkuar pa kravatë (për t’u bërë njësh me atmosferën sportive të provokuar nga Superbowl-i), ishte i qetë gjatë gjithë kohës.
Ata që dinë anglisht mund ta ndjekin bisedën të zbardhur në linkun http://www.foxnews.com/politics/2014/02/02/transcript-bill-oreilly-intervieës-president-obama/, ose mund të ndjekin versionin video në linkun http://www.youtube.com/watch?v=NT3ZmX36XBs
Re.Pu.
Comments
obama shkon tek kritiku i tij
<p>obama shkon tek kritiku i tij i perhershem, dhe jep interviste, jo vetem nje here. imagjinoni te shkonte sala tek mero baze. apo edi tek zon e lir.</p>
Add new comment