Killeri Sinanaj: Kisha në plan të vrisja dhe Mëhillajt, se po më përdornin

Saga “Julian Sinanaj” vazhdon me dëshminë e rradhës së killerit para prokurorëve. Në planin e tij të afërt në listën e shënjestrave ishin edhe dy ndërmjetësuesit e gjithë rasteve të tritolit, kushërinjtë Mëhillaj. Me statusin e të penduarit të drejtësisë, Sinanaj ka rrëfyer se pas vrasjes së biznesmenit Xhemal Çela në Durrës, ai ishte zhgënjyer nga Mëhillajt dhe kishte planifikuar t’i ekzekutonte. Veçse këtë radhë ekzekutimi i tyre nuk do të ishte i porositur, por një iniciativë personale e vetë Sinanajt pasi kuptoi se po përdorej prej tyre. Ora Neës raporton se para hetuesve, vrasësi ka mohuar të ketë gisht në vrasjen me tritol të biznesmenit durrsak Çela, në atentatin që ju bë kreut të komunës Qendër, Fredo Berberi, por edhe në vrasjen e bujshme të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ngjarje e ndodhur në Vlorë në shtator të 2012-ës.
Ndërkohë sipas anëtarëve të grupit hetimor, deri tani në përgjigjet që kanë marrë nga disa banka të nivelit të dytë, në llogaritë e Julian Sinanaj dhe anëtarëve të familjes së tij, rezultojnë vetëm 100 mijë euro të depozituara në banka.
a.k
Add new comment