720 milionë dollarë borxhi ndaj biznesit. Qeveria nis shlyerjen në muajin mars. Parashikimi është për shlyerje brenda vitit të 350 milionëve të parë

Postuar në 06 Shkurt, 2014 09:04

Qeveria ka njohur si borxh të trashëguar ndaj biznesit një shifër prej 720 milion dollarësh. Dhe këtë shumë ka bërë të ditur se do ta shlyejë për tre vjet. Kësti i parë do të nisë të jepet që nga muaji mars, kohë kur edhe pritet që FMN-ja të lëvrojë 100 milionë dollarët e parë nga huaja e parashikuar për qeverinë shqiptare. Të parët që do të marrin lekë nga qeveria janë ato biznese të cilat kanë pa marrë detyrimet për punët publike. Mandej ata që lidhen me rimbursimin e TVSH-së, kthimin e tatimeve dhe shpronësime. Më tej akoma, qeveria ka parashikuar që brenda vitit të kthejë 350 milionë dollarë, një shifër që duket shumë e madhe për mundësitë e saj. Në të gjithë këtë çështje element politik është vendosja e vitit 2016 si kufi për shlyerjen. Ndërkohë 2016 është një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, çka duhet marrë në konsideratë nisur nga praktika e deritanishme e qeverive që vihen në lëvizje vetëm 6 muaj para zgjedhjeve.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.