Lojrat Olimpike Dimërore 2014 në Sochi, Vladimir Putini në ankth!

Sot në Sochi të Rusisë, pranë Detit të Zi, zhvillohet edicioni i XXII i Lojërave Olimpike Botërore Dimërore. Garat do të zhvillohen nga data 7 Shkurt deri më 23 Shkurt 2014. Flakadani olimpik ka arritur të enjten në Sochi, pasi ka udhëtuar rreth 65,000 kilometra, përfshirë edhe përmes Polit të Veriut, dhe një vizitë në hapësirë tek kosmonautët rus. Autoritetet ruse kanë shpenzuar më shumë se 50 miliardë dollarë për këto lojra, duke i bërë ato më të shtrenjtat në histori.
Por ajo që vihet re në këto lojëra është pasiguria e vendit organizator nga terrorizmi islamik. Kërcënimi kryesor vjen nga grupe separatiste dhe xhihadiste në Kaukazin Verior, veçanërisht nga Çeçenia dhe Dagestani, rreth 500 kilometra larg Soçit. Disa grupe janë zotuar t’i ndërpresin lojrat.
Lojëra olimpike kanë vënë në dukje edhe një fakt tjetër, të ditur, por të lënë nën zë, autoritetin në rënie të presidentit të vendit më të madh në botë, Putinit. Lufta në Siri, ngjarjet në Ukrainë kanë zbehur mjaft figurën e Putinit, i cili me lojërat olimpike kërkon të ndreq diçka.
Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas de Waal, u tha gazetarëve në Soçi se zoti Putin është përpjekur të krijojë për vete imazhin e një njeriu që e ka bërë Rusinë të rëndësishme në botë, të fuqishme dhe një vend të respektuar, ai ka investuar shumë në këto lojra dhe dhe se Presidenti Putin ka vënë në rrezik prestigjin e tij personal me përfundimin paqësor të lojrave olimpike.
Zh.
Add new comment