Rektori Gashi jep dorëheqjen; por në Prishtinë nuk mbeti njeri pa e thënë të vetën

Janë të shumtë zërat publikë që janë dëgjuar në debatin lidhur me çështjen “Gashi” në Kosovë. Imer Mushkolaj ka shkruar mes të tjerash në një shkrim të sotëm në Gazetën Express, me titullin “Të mjerët”, se “në mesin e profesorëve e politikanëve ka edhe të atillë që armiqtë e UP’së përpiqen t’i gjejnë në mesin e qytetarëve që protestojnë, e të cilët e mbajnë universitetin me taksat e tyre, kur në fakt armiqtë e vërtetë janë brenda vetë UP’së dhe në krye të institucioneve; ka edhe të atillë që protestuesit i etiketojnë si “bij të shkinave”, të paguar nga Serbia, të shitur, udbashë e bij udbashësh; por fajtorë për përdhosjen e universitetit nuk janë ata që janë çuar dhe po e çojnë zërin për maskarallëkun në UP, por ata që e kanë përdhosur institucionin, kanë mashtruar e janë bërë horë”.
Arben Idrizi, sidoqë denoncon gjendjen në unversitetet kosovare, është kundër studentëve, gjë që e ka thënë me anë të një shkrimi të publikuar fillimisht po në Expressin online, por që më pas, në mënyrë të çuditshme, u hoq nga faqja e kësaj gazete. Momentalisht nuk gjendet në këtë portal. Kolumnisti Idrizi u ka dhënë empatinë e vet policëve, dhe në favor të kësaj kauze ka thirrur edhe një qëndrim të moçëm Pier Paolo Pasolini-t. Ky i fundit, në rrethanat e vitit të famshëm 1968 ka shkruar një poezi me titull “Vi odio cari student” (ju urrej student të dashur).
Për këtë ngjarje kanë folur edhe shumë kolegë të tjerë të Idrizit e Mushkolajt. Ka rënë në sy dhe një shkrim i Rexhep Qosjes, i cili u rreshtua hapur në favor të Ibrahim Gashit.
Ndërkohë, këtë shënim po e mbyllim me një lajm të këtyre çasteve: Ibrahim Gashi ka dhënë dorëheqjen. Lajmi jepet nga nga të gjitha mediat kosovare
Re.Pu.
Add new comment