Ushtria angazhohet për pastrimin e mbeturinave

Pas vendimit të marrë nga komisioni ndërministror për shpalljen e emergjencës civile për gjendjen e mjedisit, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura është angazhuar në akset nacionale, për pastrimin e mbeturinave.Që në orët e para të mëngjesit të sotëm efektivët e FA u vendosen në të gjithë territorin e zonës Lezhë-Shkodër duke pastruar mbetjet. Gjatë ditës së sotme nga puna e efektivave të Forcave të Armatosura janë pastruar 76 km rrugë dhe mbetjet e nxjerra janë transportuar me mjetet e FA për në vendgrumbullimet e tyre, raporton ATA.“’Shqipëria është e të gjithëve, ta mbajmë atë të pastër’, është motoja e kësaj nisme, ndaj dhe të angazhohemi maksimalisht në funksion të këtij qëllimi”, thotë kreu i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major, Jeronim Bazo.Akset kryesore në të cilat ushtria bëri pastrimin e territorit sot ishin: Hani i Hotit- Shkodër; Muriqan-Shkodër; Ura e Bunës-Shiroke; Shkodër-Lezhë-Milot. Forcat e armatosura në planet e tyre kanë që ky mision të vazhdojë në disa fundjava. S.S
Comments
Falenderim i posacem gjeneral
<p>Falenderim i posacem gjeneral majorit Jeronom Bazo. Ju lumshin krahet sepse po tregoni qe ky vend ka zot , pas korropsionir dhe krimeve te sali berishes e bandes se tij...pislleku esht armiku me i madh i ketij vendi...ptandaj ju sot kemi falenderimet e te gjithe shqiptareve....uroj nga zemra qe ky aksion te vazhdoje dhe te sensibilizoet populli te mendoje kur hedh plehrat shkel e shko....</p>
Add new comment