Në pritje të numrit të nesërm të Washington Post-it që do të jape prova të lidhjes Obama-Beyonce; Apo …?

Postuar në 10 Shkurt, 2014 16:49

Në këtë moment të publikimit të këtij lajmi po afron mesnata, por në SHBA, në Washington, është pasditja e ditës së hënë. Prandaj, amerikanëve do t’u duhet të presin edhe orë të tjera për të marrë vesh diçka lidhur me provat e hamendësuara të një krize në marrëdhëniet bashkëshortore të Presidentit Barack Obama. Për çfarë provash bëhet fjalë? Bëhet fjalë për prova që demonstrojnë se Obama ka ndërkohë një marrëdhënie jashtëmartesore me këngëtaren e famshme Beyonce. Për këtë garanton një fotograf i njohur francez, i njëjti që ka kopsitur provat fotografike të liason-it mes Presidentit Hollande dhe aktores Julie Gayet. Paparaci quhet Pascal Rostain. “Nesër, të martën, gazeta Washington Post, do të dalë me scoop-in e madh të vitit”, tha ai në radion ‘Europe 1’.

E bukura është se sot ka nisur një vizitë treditore e Hollande-it në SHBA. Gazeta The Guardian e niste lajmin mbi vizitën e Hollandit në SHBA me frazën: “Hollande e Obama u përpoqën të hidhnin pas shpine sot situatat e dreqosura bashkëshortore”. Dhe siç i ka hije kësaj gazete nga më qibaret në botë, e la më kaq. Në raportim nuk bëheshin komente të tjera të kësaj natyre.  Por tabloidi ‘Daily Mail’ e tabloide të tjera merreshin sot gjerë e gjatë me këtë lajm ende të paprovuar. Gazetat franceze Le Figaro e Le Soir kanë hapur lojën. Gazeta të tjera të Europës i kanë bërë menjëherë jehonë këtij lajmi. Ndërsa ato amerikane heshtin. Vetë Washington Post-i e ka përgënjeshtruar lajmin e lajmit që pritet të dalë të martën. Madje, ka bërë një përgënjeshtrim me ton përbuzës për gazetat bulevardeske të Francës e të kontinentit plakë. "Nuk e kemi zakon të përgatisim e të publikojmë lajme të tilla", u tha në emër të kësaj gazete.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.