Shqipëria bashkohet me sanksionet e BE-së ndaj Moskës

Edhe Tirana zyrtare i shpall sanksione Rusisë pas ngjarjeve të Ukrainës. Kështu, Shqipëria u bashkohet pesë vendeve të tjera joanëtare të BE-së, të cilat kanë adoptuar sanksionet ndaj Moskës, në përputhje me MSA-në. Lajmi u bë i ditur nga zyra për shtyp e Baroneshës Ashton ku theksohet se Shqipëria, Mali i Zi Islanda dhe Moldavia, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, pranojmë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, ku përfshihen pezullimet e udhëtimeve dhe ngrirja e llogarive bankare për një numër të caktuar rusësh dhe zyrtarësh të Krimesë. Norvegjia dhe Lihtenshtejni, të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, por bëjnë pjesë në Komuniteti Ekonomik Europian, i janë bashkuar gjithashtu sanksioneve.
a.k
Add new comment