Ermira Mehmeti: Ka mes burrave shërbëtorë të dreqit e të birit që nuk gjejnë rehat kur një grua i superon intelektualisht

Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së së Ali Ahmetit, dhe kandidate për t’u rizgjedhur, është ndodhur kohët e fundit në një sulm të organizuar në mediat online e off-line me logjikë seksiste e patriarkale (kjo lihet të kuptohet nga një intervistë që asaj ia ka marrë Gazeta Express), dhe me tonin e përdorur ka dashur të tregojë se nuk shkurajohet në betejën e saj. Ja se çfarë thotë ajo:
“Shikoni, unë në princip nuk merrem me fëlliqësira... Kësaj here isha e detyruar t’i shkoj deri në fund punës e t’i detyroj t’ përgënjeshtrojnë e të kërkojnë falje ata që e sajuan trillimin. Pas këtyre pisllëqeve qëndrojnë pisat, kuptohet, qëndrojnë njerëz të frustruar e të kompleksuar, dështakë, varfanjakë intelektualë, shërbëtorë të dreqit e të birit, ata që nuk mund të përpijnë faktin se një femër shqiptare mund t’i superojë intelektualisht. Në kohën kur portat e internetit janë hapur për çdokënd dhe kur gjithfarë dallaveraxhiu pretendon të bëhet gazetar, kur shërbime të ndryshme sekrete po e punojnë internetin si bahçen e babës dhe kur anonimusë dëshirojnë të zbrazin komplekset e tyre duke u fshehur pas nofkave, çdo gjë është e mundur. Por ja ku jam, më e fortë se asnjëherë tjetër, e gatshme të luftoj çdo padrejtësi, trillim, gënjeshtër dhe plan të përpiluar në laboratorët e prodhimit të mjegullës qoftë nga ana e albanofobëve, qoftë nga kundërshtarët e opsionit politik të cilit i takoj, qoftë nga mjeranët që e hudhin gurin për të lënduar padrejtësisht një grua dhe, si qyqarë që janë, e fshehin dorën. Fakti që unë po dal në betejë në këto zgjedhje flet çdo gjë. Ku janë qyqarët e mjeranët, nuk e di.”
Intervistën e plotë të saj mund ta ndiqni në linkun http://www.gazetaexpress.com/intervista/ermira-mehmeti-sherbetoret-e-dreqit-e-te-birit-nuk-po-pajtohen-qe-mund-ti-superoje-nje-femer-shqiptare-5224/
Re.Pu.
Comments
Pse u solle me kaq pabesi ndaj Kosovës?
Ermira, pse veprove me kaq pabesi!
Shkruanë:Sejdi Veseli
Ermira Mehmeti, mëtoni se jeni përfaqësuese e shqiptarëve nga Lugina e Vardarit vs e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Por rrena i ka këmbët e shkurtra, thotë populli, ti je një e shitur për denar dhe privilegje te shefi juaj, në të cilin personifikohet një sllavomaqedonas dhe sllavofil, me mentalitet mesjetar, thënë troç një urrejtës ekstrem i shqiptarëve.
Si e tillë çfarë u ri dëshmove-arsyen e di ti më së miri- duke i dhenë një thikë pas shpine Kosovës, me “arsyetimin” për këtë veprim tëndin kundër shqiptar, se gjoja askush nuk paska kërkuar ndihmë nga ti, ngjasojnë me asgjë tjetër pos me dërdëllitjet e një putane të mjerë. Pa marrë parasysh se askush nga kori i gjumashëve “përfaqësues” të Kosovës, nuk paska kërkuar që të qëndrosh deri sa të përfundojë votimi (të gatshëm për të kompensuar shpenzimet e buletës se fluturimit...), kjo mund të cilësohet ndryshe pos një sjellje prej tradhtares, ndaj një çështje jo me pak rëndësi për Kosovën dhe pse jo, edhe për çështjen e pa zgjidhur shqiptare në përgjithësi.
Arsyetimi jot se gjoja buxheti jot financiar nuk paska pas mundësi të mbulojë shpenzimet shtesë, nëse do të humbëshe një buletë fluturim, dhe për çka se për një çështje me rëndësi kombëtare, nxjerr në shesh karakterin ten prej një mercenareje, Me siguri e vetëdijshme, se mercenarja për lek është në gjendje të bëjë gjithçka!!!
Çka është edhe më keq për ty, u zbulove para kombit me gjuhen e të cili shërbehesh se kujt krah i takon. Na ndihmove të kuptojmë se i takon atij krahu që të paguan më mirë... Krahut të Gruevskit e Ahmetit, të cilët janë meritor që në Luginën e Vardarit, vazhdon të derdhet gjaku i shqiptarëve të pafajshëm dhe i cili shkelet me paturpësi nga ata si ti dhe mostrat e klanit që po i takuake shpirtërisht!
Ikja nga salla ku votohej për një dokument aspak të volitshëm për Kosovës, pa marrë parasysh se dokumentet e KE nuk janë të obligueshme, megjithatë ke dhënë një votë pro, amendamenteve të parashtruara nga pala serbijane, për kthimin e Serbisë dhe UNMIK-istanit në Kosovë, që do të thotë përdhosja e pavarësisë ...!
Ermira, mos harro se gjërat lëvizin, situatat ndryshojnë, po qe nevoja edhe duke përdorur të gjitha mjetet demokratike, atëherë si do të arsyetohesh para gjeneratave, në rend të parë para familjes tënde. Mos harro, populli jonë thotë: “Kush hanë m.. në kohë të vështira i vije era në kohë të mira.”
Mos harro, se kronisti çdo gjë shënon, për nevojat e arkivit!!!
06 02 2016
Prishtinë
Add new comment