Ermira Mehmeti: Ka mes burrave shërbëtorë të dreqit e të birit që nuk gjejnë rehat kur një grua i superon intelektualisht

Postuar në 27 Mars, 2014 13:45

Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së së Ali Ahmetit, dhe kandidate për t’u rizgjedhur, është ndodhur kohët e fundit në një sulm të organizuar në mediat online e off-line me logjikë seksiste e patriarkale (kjo lihet të kuptohet nga një intervistë që asaj ia ka marrë Gazeta Express), dhe me tonin e përdorur ka dashur të tregojë se nuk shkurajohet në betejën e saj. Ja se çfarë thotë ajo:

“Shikoni, unë në princip nuk merrem me fëlliqësira... Kësaj here isha e detyruar t’i shkoj deri në fund punës e t’i detyroj t’ përgënjeshtrojnë e të kërkojnë falje ata që e sajuan trillimin. Pas këtyre pisllëqeve qëndrojnë pisat, kuptohet, qëndrojnë njerëz të frustruar e të kompleksuar, dështakë, varfanjakë intelektualë, shërbëtorë të dreqit e të birit, ata që nuk mund të përpijnë faktin se një femër shqiptare mund t’i superojë intelektualisht. Në kohën kur portat e internetit janë hapur për çdokënd dhe kur gjithfarë dallaveraxhiu pretendon të bëhet gazetar, kur shërbime të ndryshme sekrete po e punojnë internetin si bahçen e babës dhe kur anonimusë dëshirojnë të zbrazin komplekset e tyre duke u fshehur pas nofkave, çdo gjë është e mundur. Por ja ku jam, më e fortë se asnjëherë tjetër, e gatshme të luftoj çdo padrejtësi, trillim, gënjeshtër dhe plan të përpiluar në laboratorët e prodhimit të mjegullës qoftë nga ana e albanofobëve, qoftë nga kundërshtarët e opsionit politik të cilit i takoj, qoftë nga mjeranët që e hudhin gurin për të lënduar padrejtësisht një grua dhe, si qyqarë që janë, e fshehin dorën. Fakti që unë po dal në betejë në këto zgjedhje flet çdo gjë. Ku janë qyqarët e mjeranët, nuk e di.”

Intervistën e plotë të saj mund ta ndiqni në linkun http://www.gazetaexpress.com/intervista/ermira-mehmeti-sherbetoret-e-dreqit-e-te-birit-nuk-po-pajtohen-qe-mund-ti-superoje-nje-femer-shqiptare-5224/

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Sejdi Veseli (not verified) on

Ermira, pse veprove me kaq pabesi!‎
Shkruanë:Sejdi Veseli

Ermira Mehmeti, mëtoni se jeni përfaqësuese e shqiptarëve nga Lugina e Vardarit vs e ‎Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Por rrena i ka këmbët e shkurtra, thotë ‎populli, ti je një e shitur për denar dhe privilegje te shefi juaj, në të cilin personifikohet ‎një sllavomaqedonas dhe sllavofil, me mentalitet mesjetar, thënë troç një urrejtës ‎ekstrem i shqiptarëve.‎
Si e tillë çfarë u ri dëshmove-arsyen e di ti më së miri- duke i dhenë një thikë pas shpine ‎Kosovës, me “arsyetimin” për këtë veprim tëndin kundër shqiptar, se gjoja askush nuk ‎paska kërkuar ndihmë nga ti, ngjasojnë me asgjë tjetër pos me dërdëllitjet e një putane ‎të mjerë. Pa marrë parasysh se askush nga kori i gjumashëve “përfaqësues” të ‎Kosovës, nuk paska kërkuar që të qëndrosh deri sa të përfundojë votimi (të gatshëm ‎për të kompensuar shpenzimet e buletës se fluturimit...), kjo mund të cilësohet ndryshe ‎pos një sjellje prej tradhtares, ndaj një çështje jo me pak rëndësi për Kosovën dhe pse ‎jo, edhe për çështjen e pa zgjidhur shqiptare në përgjithësi.‎
Arsyetimi jot se gjoja buxheti jot financiar nuk paska pas mundësi të mbulojë ‎shpenzimet shtesë, nëse do të humbëshe një buletë fluturim, dhe për çka se për një ‎çështje me rëndësi kombëtare, nxjerr në shesh karakterin ten prej një mercenareje, Me ‎siguri e vetëdijshme, se mercenarja për lek është në gjendje të bëjë gjithçka!!!‎
Çka është edhe më keq për ty, u zbulove para kombit me gjuhen e të cili shërbehesh se ‎kujt krah i takon. Na ndihmove të kuptojmë se i takon atij krahu që të paguan më ‎mirë... Krahut të Gruevskit e Ahmetit, të cilët janë meritor që në Luginën e Vardarit, ‎vazhdon të derdhet gjaku i shqiptarëve të pafajshëm dhe i cili shkelet me paturpësi nga ‎ata si ti dhe mostrat e klanit që po i takuake shpirtërisht!‎
Ikja nga salla ku votohej për një dokument aspak të volitshëm për Kosovës, pa marrë ‎parasysh se dokumentet e KE nuk janë të obligueshme, megjithatë ke dhënë një votë ‎pro, amendamenteve të parashtruara nga pala serbijane, për kthimin e Serbisë dhe ‎UNMIK-istanit në Kosovë, që do të thotë përdhosja e pavarësisë ...!‎
Ermira, mos harro se gjërat lëvizin, situatat ndryshojnë, po qe nevoja edhe duke ‎përdorur të gjitha mjetet demokratike, atëherë si do të arsyetohesh para gjeneratave, ‎në rend të parë para familjes tënde. Mos harro, populli jonë thotë: “Kush hanë m.. në ‎kohë të vështira i vije era në kohë të mira.”‎
Mos harro, se kronisti çdo gjë shënon, për nevojat e arkivit!!!‎
‎06 02 2016‎
Prishtinë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.