Të Kripura

"Sali, këta janë prishur me Perëndimin. Ja dorëheqja e (Nako) Spiro Koçi (Xoxes) që doje ta bëje president, flet vetë". "Po, edhe unë e mendova. Ah, diçka. Blushi ka botuar librin"Kandidati". Ka vjedhur batutat e tua në KPD". "Si the ti: Bibilushi"

Postuar në 17 Nëntor, 2015 00:59

Ministri i Drejtësisë heq mjekrën. Nis punën me devizën: Unë e rruaj për Drejtësinë

Postuar në 16 Nëntor, 2015 19:50

Ky është njeriu më i sigurtë nga kërcënimet islamike. Vetëm para pak ditësh e quajtën publikisht "DERR"

Postuar në 14 Nëntor, 2015 16:08

Zbardhet biseda e Saimir Tahirit me IT e ministrisë së Brendshme. Kush fshihet pas email-it kërcënues të Brigadave të Kuqe

Postuar në 14 Nëntor, 2015 15:35

Ore e kishe qarë atë email-in që më nise, po çu ngatërrove me Brigadat e Kuqe?
-Po shef, edhe kuqja ngjyrë e Allahut është
E di e di, po duket sikur po më kërcënojnë për fondacionin e Qemalit.
-Kujt po i shkon mendja për lulet e vjeshtës mor burr, jena fut në nëntor
Ka lidhje se në nëntor u formua Partia Komuniste, më del komplet nga konteksti, duhet të kishe gjet një emër tjetër.

Mesazhi i Holande për Kryeministrin shqiptar

Postuar në 14 Nëntor, 2015 15:31

Z. Edi Rama,

Duke Ju falenderuar për mesazhin tuaj dhe fjalët e ngrohta, më lejoni ta konsideroj këtë shenjë të një miqësie të vërtetë ndaj meje dhe me këtë rast më lejoni gjithashtu të konsideroj prezencën tuaj në këtë moment të vështirë si një mundësi për fjalë të sinqerta popullit shqiptar. Një popull mik dhe fisnik.

Një diskutim për nismën "Je suis Sajmir"

Postuar në 14 Nëntor, 2015 15:17
  • Lale, e ha ti këtë? Kërcënuan Sajmirin?
  • Po, ça do bësh. Edhe mundet.
  • Lene mo tashi. Dhe me vrap e nxori në media. E ça ka bërë ky që ta kërcënojnë? Asgjë. Edhe hashashin e ka lënë ngado.
  • Ti po thu që e e ka stisur vetë?
  • Po pse s’më kërcënuan mua?
  • Po, as mua s’më kanë kërcënuar
  • Ditmiro ti je turist në qeveri. S’bo për asgjo. Po unë dëbova romët nga Liqeni dhe asnjë kërcënim. E di ça do bëjmë? Do veshësh në mbledhje qeveri një bluzë me mbishkrimin: “Je suis Sajmir”. Dhe propozo që qeveria të solidarizohet

Bota katandiset në derexhenë ku kërcënohet edhe Sajmir Tahiri

Postuar në 14 Nëntor, 2015 13:50

Edi Rama e urren median e lirë. Mbyll versionin print të gazetës "Zëri i Popullit"

Postuar në 13 Nëntor, 2015 22:19

"Nuk ka zgjedhje të parakohshme. Nuk ka". "Absolutisht që Jo. Ne jemi kaq të Nevojtorshëm për njëri-tjetrin"

Postuar në 13 Nëntor, 2015 13:41

"Linda, Erjoni ka një ide shumë të bukur: Të hapim te Pedonalja e Qofteve, ke Galeria e Arteve, ekspozitën: "1 milionë shuplakat". Ti sill ca mësues se Sajmo do sjellë ca policë"

Postuar në 12 Nëntor, 2015 20:41

Pages

Subscribe to RSS - Të Kripura