Të Kripura
Çfarë bën zanati! Kaç Islami bën matje me saktësi atomike: “Pasuria e Ramës, ai mund të harxhojë 1 milion në ditë për 800 vjet”.
Nard Ndoka: Në Europë, por si burra
Incident diplomatik gjatë vizitës së kryeministrit në Hong Kong: Pekini deklarohet për politikën e një Lazarati
“Partinë e mori Kurveleshi” – Një bisedë e dy socialistëve te kafja e selisë
-E mori prapë Gramozi edhe sot...
-Është i fortë ai, e njeh mirë këtë godinë. Mbase nuk shkojnë larg kësaj radhe...
-Ashtu është. Por kjo e sotmja nuk më duket shenjë e mirë.
-Pse?
-Si pse? Nuk e kupton? Ndarja është kaq e qartë
-Nuk e kuptoj...
-Po e mori Kurveleshi. Gramozi, Vali dhe Sajmiri janë nga Tepelena. Fatmir Toçi nga Kuçi. Një zonë janë. Pse kot u bënë bashkë. Pastaj...afrohu pak. Ti e di që Gramozi edhe vlonjatët edhe gjirokastritët i ka luftuar nën të. Kush e spostoi Bashkim Finon?
Sheshi "Skënderbej" sërish pedonale. Plani sekret i Bashkisë: Do rikthehen farat e lulediellit dhe brenda sheshit do legalizohet hashashi
Zbulim: Borëbardha dhe shtatë xhuxhët ishin pellazgë
Herë pas here në faqet e gazetave shqiptare ofrohen gjurmë të reja të pakontestueshme të përparimit (sidomos të sotëm) dhe lashtësisë së kulturës iliro-pellazge. Më 18 tetor Gjergji Thanasi bëri publik zbulimin e fakteve arkeologjike që vërtetojnë se personazhet homerike dhe ajo çka njohim si ‘mitologji greke’ në të vërtetë kanë trajta shqiptare. Këtë fakt Thanasi e vëren te një basoreliev që riprodhon ‘rrëmbimin e Helenës’, ku, sipas zbuluesit, «plisi-qeleshja-kësula pellazgo-ilire-shqiptare është një dëshmi e pashmangshme» e ilirizmit.
Të dish apo të kesh? Pse jo të dyja?!
"E bëj unë për sekretar i Përgjithshëm"? "Ai vend të takon prej kohësh. Po ça do bëjmë ne, të na heqin katundarët pse do dalim në opozitë? Apo prapë nga e para statuti, baza, anëtarësia..."
Tatimorët s’kanë pushim, drejtoresha i nxjerr në fundjavë “të kontrollojnë edhe një herë”
Pas çdo reforme dhe mase fiskale, raportohet një deficit i ri në dogana dhe tatime. Duke mos e kuptuar këtë, goca që kanë vënë të luajë tatimesh ka vendosur që punonjësit ta dalin në punë edhe në fundjavë. Çfarë do bëjnë? Do kërkojnë lekët që mungojnë gjatë ditëve të javës? Apo do “kontrollojnë dhe një herë” dyqanet dhe firmat që ende kanë mbetur hapur…
