Të Kripura

Letra e Kokëdhimës për Edi Ramën: Të rikthejmë Miqësinë tonë. Ne të dy jemi Zgjidhja për Shqipërinë

Postuar në 20 Qershor, 2017 11:26

I dashur Edi!

Të drejtohem kështu, pavarësisht problemeve në marrëdhëniet tona, jo në shenjë pendese, as përuljeje, pasi ti e di krenarinë time. Por në shenjë mirënjohjeje që ti më në fund dhe një moment sinqeriteti dhe njerzillëku, të cilin unë kisha kohë që nuk e shihja te ty.

Edhe Presidenti Ilir Meta ka nisur të luajë lojën Balena Blu?

Postuar në 16 Qershor, 2017 20:48

Sms e fshehtë e Ramës për Vangjel Dulen: Nga nesër e tutje më shaj vetëm greqisht në mitingje. Në këmbim do dalësh deputet

Postuar në 15 Qershor, 2017 12:24

Arsyeja e takimit Basha - Trump

Postuar në 15 Qershor, 2017 12:15

Marrëveshja e 18 majit, Edi Rama e referoi në kryesinë e PS-së si shlyerje të gabimit të Mukjes

Postuar në 13 Qershor, 2017 22:13

Ditët kalojnë dhe disa gjëra të reja po mësohen rreth marrëveshjes së 18 majit. Një analizë që I ka shpëtuar opinionit është fakti sesi është e mundur që Edi Rama jo vetëm bindi PS-në për lëshimin e pushtetit, por mori madje mbështetjen prej saj dhe po del në fushatë hapur me idenë e bashkëqeverisjes.

LSI-ja është një faktor dhe kjo në dritën e dështimeve spektakolare të katër viteve përmbush mirë pritmëritë e një alibie. Alibitë funksionojnë kur kalojnë nga gjysmë të vërtetat. LSI-ja ishte një pushtim I vërtetë për administratën dhe Rama këtë po thotë.

Ikën De Biasi, ja kush vjen në drejtimin e Kombëtares

Postuar në 13 Qershor, 2017 12:35

"Gjuetia e fundit" - u zgjidh edhe problemi i bimëve medicinale

Postuar në 12 Qershor, 2017 14:42

Ja disa nga mesazhet thelbësore të kryeministrit në drekën e sotme me sipërmarrësit e bimëve medicinale në Shkodër. Kujtojnë diçka nga “Gjuetia e Fundit” e Koço Devoles. Diçka, jo shumëçka.

Po të shohësh shifrat ne kemi bërë për bujqësinë.

Sot bujqësia është në radhë të parë informacion.

Në pikën e grumbullimit malli mblidhet dhe shitet bashkë.

Më lër numrin e kontatktit dhe hajde të flasim

Je kapur me këtë të fragmentimit të tokës, nuk ka lidhje.  Asnjë lidhje nuk ka.

E kupton vetë ti punën e timonit.  

Punë - Shtet - Mirëqenie

Postuar në 10 Qershor, 2017 18:22

Kryeministri konfirmon vijimin e aleancës me LSI-në

Postuar në 09 Qershor, 2017 21:49

Siç raportoi  sot ResPublica, seksioni operativ - analitik "Të Kripura", aleanca vazhdon pavarësisht teatrit elektoral. Këtu: http://www.respublica.al/2017/06/09/e-v%C3%ABrteta-%C3%ABsht%C3%AB-se-ps-ja-dhe-lsi-ja-nuk-jan%C3%AB-ndar%C3%AB-dhe-do-t%C3%AB-qeverisin-s%C3%ABrish-bashk%C3%AB mund të sqaroheni më hollësisht, ndërkohë që fotoja e mëposhtme është publikuar nga Rama si Foto e Ditës.

E vërteta është se PS-ja dhe LSI-ja nuk janë ndarë dhe do të qeverisin sërish bashkë

Postuar në 09 Qershor, 2017 13:21

Shikoni me vëmendje bluzën e kryeministrit sot në Lukovë. Nuk është si çdo ditë: e zezë, e purpurt, apo vjolë. Është e kuqe me shkrim të bardhë. Simbole grafike të LSI-së. Shikoni majtas parullat dhe banerin e LSI-së. I njëjti dizenjim. Me pak kujdes mund të dallohet se ana e brendshme e bluzës së Ramës ka vizatime të Metës kaçurrels, pra të rilindur, një formë ftese kjo e "Fluturës në kabinën e qeverisjes së pas 25 qershorit", nëse punët nuk shkojnë siç pritet.

Pages

Subscribe to RSS - Të Kripura