Të Kripura
Të paktën me arrestimin e Tahirit kuptuam pse i duhej bashkëqeverisja me PD-në kryeministrit, Mbetet enigmë, se përse i duhej Bashës?
Se i takon me qitap: Ku ka humbur Haki Çako?
Gazetarët braktisin unionin. Qajnë hallin e rrogave te Lolita
Unioni i Gazetarëve, ai i pavaruri, nuk e arriti kurrë shkëlqimin e kryetarit të vet. Ka arsye dhe rrethana për këtë dremëz konsensuale sindikalistësh të medias. Qëkurse kryeministri tha se në Shqipëri nuk ka sindikata, thuhet se kryetari i Unionit, e perceptoi jo si sfidë, apo si temë polemizuese, por si çështje mode. Sepse ne e dimë që kryeministri bën edhe modën politike në vendin tonë. Dhe qysh atëherë unioni i mban për vete çështjet e gazetarisë. Nuk i ndan me askënd.
Po i numëron të gjithë që t'u nisë faturat. Burimet: Së shpejti taksë solidariteti me kombëtaren. Propozim i Armando Dukës
Radhë e madhe te Bashkëqeverisja...
E boni edhe kët. Lali App - News& Rrena
Luli, lër mustaqe dhe na pri!
E dini kush është politikani që e ka përdorur më shpesh togfjalëshin “paqe sociale” këto vitet e fundit? Mua më kujtohet sepse engledisjen me pulitikën e kam si biçim detyrimi. Ky është Ilir Meta, shkëlqesia e tij, Presidenti që na gënjeu të gjithëve se do na jepte nga një kallash pas zgjedhjeve. Prit për kallash, hiç Meta. Me siguri që tani si Komandant i Përgjithshëm i FA-së, po i ruan në depo. Një mendje ma thotë se do marrë me konçesion kombinatin e Poliçanit dhe pastaj do t’i demontojë aty për t’I dhënë punë vetes. Po edhe pa plan nuk ecet.
(në) Një kafe sahat(I)
Feksje mençurie të një xhakete të vjetër duke rrufisur filxhanin
***
I ka më 760 mijë vota Ky?
Shqiptarët votojnë se e konsiderojnë llotari. Ajo barsaleta thotë që “bli biletën” se mbase fiton ndonjë gjë.
Pse nuk ndërhyri policia në Elbasan? Mendoj se është e thjeshtë: Në Elbasan të paragjykojnë po ndoqe meshkujt…
“Unë nuk fal as det jo më tokë”. Ja një mënyrë e mirë për të rikthyer turistët kosovarë që i kanë bërë topin Shqipërisë.
Këtë javë përgjuan Lulin në PD. Pamë natën Lulin e ditës.