Të Kripura
Fotolajm/ERTV NEWS hedh dyshime se rusët ndikuan Kongresin e PD-së
Turpi i Asamblesë së PS-së: Diskutohet për një orë ideja e ministres së Arsimit për të futur në programet shkollore këngët partizane
Në diskutimet e sotme në Asamblenë e PS-së një propozim i papritur ka qenë ai i ministres së Arsimit për përfshirjen e këngëve partizabe në programet shkollore. Sipas Lindita Nikollës këngët do të jenë pjesë facultative që do të shërbejnë për të mbajtur gjallë memorien e nxënësve.
“Lufta e Dytë Botërore ngjizi jo vetëm rendin politik ndërkombëtar, por edhe rendin e vlerave që sot përkufizojnë shoqërinë tonë. Ndaj është e domosdoshme që këngët dhe repertori kulturor që u krijua asokohe të njihet dhe mësohet nga të rinjtë”, ka thënë Nikolla.
E pabesueshme, Erjon Veliaj propozon javën me tetë ditë për Tiranën: Nuk na del java e zakonshme për punët që duam të bëjmë
Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erjon Veliajt raportonte sot mbylljen e fazës së mbjelljes së pemëve që sipas saj arrin në numrin 120 mijë. Në mbledhjen me stafin e afërt, kryetari Veliaj ka përgëzuar stafin, por ka vënë në dukje se nga përvoja e deritanishme e tij dhe e bashkisë, rezulton se java me shtatë ditë është e pamjaftueshme. Për këtë arsye z. Veliaj ka propozuar që java e një novatori të Bashkisë të jetë me tetë ditë.
Rubrika “Thërrime nga përtej detit” përmes Facebook të kryeministrit
Berisha jep haberin: Plasi edhe në Honduras
(I)U ngrit!
Kryemistri ia hodhi edhe kësaj radhe me ndihmën e shumicës. Dhe shumica parlamentare në një vend dhe një situatë si kjo e tanishme është e barabartë në frymë dhe funksion me atë që njihet si berihaja.
Bursa sipas Zamir Manes
Shkenca i jep të drejtë Lul Bashës
Intervista/Veliaj për epideminë e parazitëve në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës: Ja si të qëndroni të pastër!
Në koshtet dhe çerdhet e Tiranës ka që nga muaji nëntor që ka rënë epidemi parazitësh. Ose siç thuhet rëndom: ka rënë morri.
Ja nuk ju ha koka tani që lexuat këtë?
Misteri i duarve të Kryemadhit. "Gazeta Shqiptare": Shenjë vetëbesimi. LSI: Po thante manikyrin e sapovendosur
“Gazeta Shqiptare” trajton sot në faqen e vet online një çështje me rëndësi jot ë vogël. Pse Monika Kryemadhi i mban duart ashtu si I mban. Gazeta, që është ndër më seriozet në tregun mediatiko-kazanik shqiptar, e vendos këtë përpjekje deshifruese, që përbën fillimet e para serioze të gazetarisë së mistikës në Tiranë, në faqen kryesore.
Nga ky fakt publik rrjedh vetiu se çështja në fjalë ka një rëndësi të posaçme.
Ja se çfarë shkruan GSh:
