Të Kripura
Skandal/Presidenti Ilir Meta bën kurban për LSI-në në Kulmak tre deshë
Kreu i shtetit ka qenë në Tomorr ku festohet festa e Abaz Aliut. Ndonëse përfaqëson unitetin e popullit, Meta thuhet se ka therur tre deshë për LSI-në, duke thënë ca fjalë yshtjeje më parë.
Polifonia e ekskluzivitetit
Aleancat fluide Basha-Xhafaj-Veliaj vs Rama-Berisha-Meta
Dy lëvizje politike tronditën dje filxhanin e parashikuesve të politikës shqiptare. Së pari ishte deklarata e Besnik Mustafajit – të cilin në fakt nuk e pyet kush, veç po kërkoi të flasë vetë – se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqje nëse humbet zgjedhjet lokale të vitit 2019 dhe së dyti, oferta publike e kryeministrit për një bashkëqeverisje me opozitën.
I shkreti Erion Veliaj!
Në krye të postimeve në Tuiterin e z. Veliaj është vënë videoja e maketit të teatrit të ri kombëtar e datës 14 korrik. Zotëria ndihet shumë i vetmuar në këtë përballje dhe këtë vetmi po e mbush me statuse në rrjetet sociale, aty ku ndihet i fortë. Në një tjetër më poshtë ai e konsideron ndërtimin e një këndi lojërash si pjesë të historisë së Tiranës, për të cilën rekomandon veten si kandidat ndër kryesorët. Kuptohet në emër të punëve, jo fjalëve.
Intervistë me Fallsor Kallajnxhiun: Ja pse i falsifikoj firmat e të tjerëve
Nisur nga akuzat e shumta që janë bërë së fundmi për fallsifikim firmash, kryebashkiaku i Tiranës Fallsor Kallajanxhiu, i kërkoi redaksisë sonë që të japë një intervistë përmes të cilës të sqarohet situate dhe të davariten dilemat mbi konceptimin e falsifikimit që kaq shumë është stigmatizuar si akt.
Z. Kallajnxhiu…
Të lutem, do preferoja më mirë Lali Eri. Ngjan shumë e vjetër ajo tjetra.
O delet e Shqipërisë dhe ti o Kokosh i Gjatë...(lamtumira e Donald Lusë)
Video humoristike e përgatitur nga Çmendina Dublim:
Ylli në ngjitje i moderimit televiziv në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama thotë shpesh se ai do të nisë një jetë të tretë pasi të lërë politikën. Si një 18 vjeçar me 33 vjet eksperiencë, z. Rama me siguri që në kushtet e tregut të punës në Shqipërisë, të konsiderohet si i mbikualifikuar, në një nga ato përjashtimet cinike nga rregulli kur na duhet të themi: edhe një profesionist që kemi, nuk na e nxë tregu.
Teatri Kombëtar, ose etapa e dytë e luftës ndaj klanit Veliaj-Xhafaj
Ajo që po ndodh së fundmi me Teatrin Kombëtar mund të kuptohet më mirë në kompleksitetin e vet nëse shohim edhe aspektin politik të çështjes, përpos atij financiar dhe social. Dhe në këtë aspekt, do të duhet të lexojmë lojën e kryeministrit Rama, i cili vazhdon me debatin për Teatrin, goditjen ndaj klanit kundërshtar në Partinë Socialiste të drejtuar nga treshja, Veliaj-Xhafa-Ruçi.
Tiranë- Kamëz, kriza e re ballkanike për emrin
Zgjidhja e konfliktit për emrin e Maqedonisë, ka vënë në qendër të publicitetit kryeministrat Zaev dhe Tsipras. Por njëkohësisht ka ristabilizuar një zonë ekuilibri që ka interes për SHBA-të dhe Perëndimin, duke zgjidhur një konflikt që krijonte kushtet për penetrimin e aktorëve si Turqia apo Rusia.
E përjashtojnë nga sistemi, ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla hap portalin investigativ www.mbamamend.al
Ish-prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Adriatik Llalla është nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet. Me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Llalla nuk ka të drejtë të punojë në sistem për një dekadë e gjysmë ndërkohë që i është ndërprerë procesi I vettingut. Z. Llalla shpëton kështu kontrollin mbi pasurinë, por ai mbetet pa profesion, sidomos nëse vendoset se avokatët duhet t’I nënshtrohen vettingut.