Të Kripura
Shkarkimet e Trump, Edi Rama i shkruan Rex Tillerson: E pashë në ëndërr largimin tuaj nga detyra
Pas lajmit të shkarkimit të Rex Tillerson nga presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri shqiptar i ka dërgua një letër ish-sekretarit të DASH.
Në letrën që disponohet nga redaksia e “Të Kripura”, Rama shpreh mbështetjen e vet për Tillerson si figurë që përbënte garanci për mbarë komunitetin atlantik, ndërkohë që nuk ka hezituar të shprehë konsideratat personale për largimin e tij nga detyra. Rama shkruan se ai dhe disa shokë socialistë, e kanë parë në ëndërr këtë largim, ëndërr të cilën ja kanë treguar zyrtarisht ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Intervista/Basha: “Lidhja ime me rusët, alibi për votën pro Turqisë për Jeruzalemin”
Kemi arritur t’i shkëpusim një intervistë të shkurtër, z. Lulzim Basha, që ndodhet në Belsh. I akuzuar së fundmi për lidhje me rusët, z. Basha paraqet interes të veçantë për opinionin. Më poshtë pyetjet tona dhe përgjigjet e z. Basha:
Z. Basha keni ardhur në Belsh për t’u lidhur me rusët?
Jeni në vete? Ça përrallash janë këto? Ça lidhje ka Belshi këtu? Unë po pushoj.
Po ngaqë në Belsh janë antenat e RTSH-së dhe ka zëra se lehtëson komunikimin me padronët tuaj?
Projekti/Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, jepen me konçesion. Tarifa mblidhet me faturën e ujit
Qeveria shqiptare ka menduar që shërbimin ceremonial dhe mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve ta japë me Partneritet Publik Privat.
Z. President kur do na tregoni për drekën e ngjalave në Lalëz?
Po qe se e keni takuar ndonjëherë Ilir Metën, kujtohuni mirë çfarë i keni thënë. Edhe po qe se i keni shkruar sms apo ndonjë letër, mirë është t’i hidhni një sy kopjes.
Presidenti i Shqipërisë duket se ka zakon të botojë në gazeta atë që flet me njerëzit në zyrë. Duhet të ketë ndonjë emër për këta lloj personash që “ç’u ka barku u nxjerr bardhaku”. Zoti Meta këtë e ka quajtur parim të transparencës.
"Votoni numrin DY"! Zbulohet ideja fillestare për fushatën elektorale të PS-së në zgjedhjet e fundit
Lajmi fundit/Gati shkarkimi i Gramoz Ruçit. Refuzoi të japë intervistë për ERTV
Ekskluzive/Sejko sqaron sesi do të mposhtet Euro në Shqipëri
Pas lajmit se Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një paketë masash rregullesue për të frenuar rolin dhe ndikimin e euros në tranfertat e brendshme, ne zhvilluam një intervistë me Guvernatorin Gent Sejko që dha sqarimet e mëposhtme:
Z. Sejko, ju i shpallët luftë euros. Mund të na sqaroni çfarë do të thotë kjo?
Po ua them me një fjalë që e dimë të gjithë: U bë euroja letër. Kjo nuk mund të vazhdojë. Flas nga përvoja personale gjithashtu.
Çfarë do ndodhë me ata që kanë euro të kursyera? Do u zhvlerësohet kapitali?
Xhelozia e sëmurë e Ramës i kushton territor Shqipërisë. Pjesa e detit që i falet Greqisë është rajoni ku Berisha ka thyer rekordin e qëndrimit në ujë
Rast klinik ky i Shqipërisë. Edi Rama shet detin e Dhërmiut nga xhelozia sportive për z. Berisha.
Dy ditë para protestës, ambasada amerikane thirrje qytetarëve amerikanë: Bëhuni pjesë e saj
Dy ditë përpara zhvillimit të protestës së parlajmëruar nga opozita shqiptare, ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh për shtetasit amerikanë në Shqipëri. Në ndryshim nga praktika e deritanishme, ambasada u sugjeron qytetarëve amerikanë që të jenë pjesë aktive e saj, si vëzhgues apo si pjesëmarrës.
Ambasada siguron se protesta nuk paraqet asnjë rrezik dhe se për këtë ka marrë garanci nga Luli, kryetari i PD-së dhe organizatori i saj.
Bonifikimi i fanellës së kombëtares nga birra "Peja": Një etikë editoriale që duhet përshëndetur
I shikoni këto dy foto? Në fakt është një foto e shumëfishuar në dy me ndihmën e artit të retushimit.
"Panorama Sport" ka vendosur t’u heqë çunave të kombëtares birrën Peja që e kanë merituar sidomos pas atij udhëtimi në autobus të hapur, në mes të vapës, që i detyroi ta bënin kryeministri i tanishëm që mezi çpriste që të nxirrte kokën pak më lart se lavdia e skuadrës.
"Panorama S..." e konkuron kryeministrin sepse bën lojë virtuale. Ajo heq një logo, meqenëse mesa mund të na lejohet të hamendësojmë, "Peja" në shijen e pansportsave vlerësohet se ka shumë alkool.
