Të Kripura

E vërteta është se PS-ja dhe LSI-ja nuk janë ndarë dhe do të qeverisin sërish bashkë

Postuar në 09 Qershor, 2017 13:21

Shikoni me vëmendje bluzën e kryeministrit sot në Lukovë. Nuk është si çdo ditë: e zezë, e purpurt, apo vjolë. Është e kuqe me shkrim të bardhë. Simbole grafike të LSI-së. Shikoni majtas parullat dhe banerin e LSI-së. I njëjti dizenjim. Me pak kujdes mund të dallohet se ana e brendshme e bluzës së Ramës ka vizatime të Metës kaçurrels, pra të rilindur, një formë ftese kjo e "Fluturës në kabinën e qeverisjes së pas 25 qershorit", nëse punët nuk shkojnë siç pritet.

Çuçi propozon “reformën territoriale të letërsisë”

Postuar në 06 Qershor, 2017 21:07

Kandidati i PS-së në Gjirokastër, ish-ministër i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, poston sot në Facebook këtë status: 

Kush e këshillon Lulzim Bashën që ka nisur e flet si "Njeriu i Shiut"?

Postuar në 06 Qershor, 2017 16:06

Fotofakt/Aleanca shqiptaro - amerikane

Postuar në 05 Qershor, 2017 15:09

Pse origjina beratase e Edi Ramës nuk ngjan e vërtetë dhe cilat janë pasojat politike të saj?

Postuar në 05 Qershor, 2017 14:55

E mbani mend një vit e ca më parë kur kryeministri Edi Rama akuzohej në Parlament nga Sali Berisha se ai ishte kushëri me Milena Hariton? D.m.th kjo mund të quhet akuzë vetëm në Shqipëri, në politikën e saj, pasi ç’përgjegjësi ka njeriu i shkretë se kë ka kushëri?

Berisha ia hidhte fjalën se Harito ishte bërë ministre vetëm si kushërirë. Mirëpo lidhjet familjare të analizuara me mendje nga ministrja nxorën se një farë lidhje gjaku mes të dyve na dilte në brezin e katërt apo të pestë. Që këtej kryeministri shtroi në mes të parlamentit pyetjen me të futme për Berishën:

Koha për të koleksionuar postera elektoralë

Postuar në 01 Qershor, 2017 08:41

Nga një pikëpamje, liria manifestohet në shumë mënyra. 

Fushatë e tipit të ri: Kryeministri qan me popullin hallet e qeverisë

Postuar në 30 Maj, 2017 10:56

Videoja e takimit të kryeministrit në Peshkopi në një kafene ja kalon të gjithave. “Kryevepër” e përpjekjes për spontanitet, thjeshtësi, përballje mes intelektualit dhe masës. Në kafenë kaq shumë të sharë e përgojuar kryeministri më shumë dëgjoi sesa foli: për tokën, bujqësinë. Aty pushtetari takoi Hallin e zakonshëm.

Ekskluzive/Nga pluhuri kimik i protetës së PD-së preket edhe Endri Fuga. Po përgjonte pas perdes në zyrën e Ramës në Kryeministri

Postuar në 29 Maj, 2017 16:11

Tirana zien nga lajmet se PD-ja po zhbëhet, se të hequrve nga lista e Bashës u kanë ardhur mentruacionet e pakënaqësisë, kurse në Kryeministri ka një tjetër krizë. Më minore kuptohet, por shumë irrituese për nga budallallëku.

Pluhuri në mitingun e PD-së? Kastriot Myftaraj thotë se duhet hetuar deputeti Ervin Bushati

Postuar në 29 Maj, 2017 15:35

Arsyet janë sepse Bushati foli për zhdukje të PD-së si puna e dinosaurëve, diçka që për Myfarajn flet për një projekt likujdimi fizik. 

Zbardhet e vërteta: Trump vetëm i shkeli syrin Ramës. Berisha i nisi sms: Ngri Çadër e kërko takim!

Postuar në 25 Maj, 2017 21:44

Edi Rama ndodhet në Samitin e NATO-s në Bruksel, aktivitet, pjesa publike të cilit përcillet në faqen zyrtare të Aleancës. Dhe nga pamjet e dhëna, lajmi nëse Edi Rama u takua apo jo me presidentin amerikan që e quajti kërcënim për qytetërimin, nuk konfirmohet. As Edi Rama vetë deri më tani nuk e thotë këtë gjë, por për të përhapur mjegullën se ai ka folur me Trump sy më sy, ashtu siç edhe thotë se i pëlqen, ka vënë në punë mediat. Ja lloji i raportimit copy-paste që shëtit nga Top-Channel,  televizion kombëtar e deri te portale të ndryshme.

Pages

Subscribe to RSS - Të Kripura