Të Kripura
Komike dhe dramatike/Veliaj propozon lojën e tavllës si orë të detyrueshme mësimi në shkolla
Ja një shembull sesi budallallëku i politikës dhe mania për të rënë në sy bëjnë dëme. Sot kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, mendoi që të përcillte një mesazh të tillë nga një aktivitet në një shkollë në Tiranë:
Pazar kalamajsh/Rama do t'i shkojë Bashës në Çadër më 12 qershor, ditëlindja e kreut të PD-së
E - Zopi i krizës politike
Përpjekjes për të bindur opinionin se pjesëmarrja në zgjedhje në datën e caktuar është më e rëndëishme se çdo negociatë i është shtuar pa ja kërkuar kush edhe Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës. Me improvizimet e zakonshme bajate, thjesht për të dalë njëherë në ekran, për të mos mbetur në periferi të zhurmës, pa ndonjë ide dhe kuptohet pa ndonjë peshë për t’u patur në refene. Për këtë arsye nuk kuptohet se kujt i dërgohen mesazhet e zotërisë në fjalë që mundet edhe të jenë pantonimike, thjesht me gjeste.
Autocthonous
Njësoj si Edi Rama që hapi televizionin personal ERTV - E RË TË VË, edhe Veliaj pritet të hapë televizionin e tij me logon e personalizuar: EVTV, ose E VË TË(A) VË. Suksese në jetë!
Ndalimi i Nar Kokës paralajmëron arrestimin e Koço Kokëdhimës
Urdhri verbal i Fatmir Xhafajt është që Kokëdhima të ndalohet në aktivitet politik me akuzën e përhapjes së ideve destabilizuese si legalizimi hashashit apo "zgjedhjet pa opozitë sjellin luftë". Bëhet e ditur se arrestimi i Kokëdhimës do të kryhet kur Rama të jetë jashtë. Sipas burimeve nga PS akti do të jetë simbolik me shpresën se Kokëdhimën do ta mbrojë vetëm Çadra.
Servilizëm i neveritshëm: Tahiri dhe Veliaj në garë për të marrë me xhiro dekoratën që Rama mori në Francë
Turp/Axhenda e fshehtë e Erjon Veliajt: Në mandatin e dytë prezantohet sistemi i llotarisë për të jetuar në Tiranë
Ideja ka ardhur nga llotaria amerikane, si shprehje e "American Dream". Veliaj i ka mbushur mendjen vetes se kryeqyteti shqiptar ka ndryshuar kaq shumë saqë tani është koha që të prezantohet "Albanian Dream". Tarifat shkojnë për buxhetin e Bashkisë dhe mendohet se vitin e parë do të përjashtohen nga detyrimi për aplikim vetëm italjanët që duan të vijnë këtu, por edhe tepelenasit meqë shoku Gramoz vazhdon të jetë i fuqishëm.