Shpipëri Hesapi

Neglizhenca shkatërron një tjetër zbulim arkeologjik në Durrës

Postuar në 08 Maj, 2018 21:09

Shirat në fund të muajit nëntor 2017 mbuluan me ujë zbulimet arkeologjike në gropat e hapura në një shesh ndërtimi pallatesh fare pranë Muzeut Arkeologjik në Durrës.

Tre furrat e qeramikës, që mendohet se i përkasin periudhës së antikitetit të vonë dhe që u zbuluan  gjatë gërmimeve arkeologjike të kryera nga kompania A.K.e.R sh.p.k, u shkatërruan pjesërisht. Dy prej tyre, sipas dokumeneteve që BIRN disponon u shkërmoqën si pasojë e qëndrimit në ujë, ndërsa një e tretë mbijetoi me dëmtime.

Gjiri i Lalzit - Ndërtime, prerje pemësh dhe ujëra të zeza që derdhen në det

Postuar në 05 Maj, 2018 13:01

Mania e biznesmenëve të fuqishëm ka mbërritur edhe në Gjirin e Lalzit. Vetëm në pak vite emra të njohur të ashtuquajturve oligarkët shqiptarë kanë nisur ndërtimin e komplekseve turistike duke i zëvendësuar pishat me komplekset turistike.

Ndonëse më parë nuk mund të kalohej nga njëri krah i pyllit në tjetrin për shkak të dendësisë së pemëve të pishës dhe shkurreve, edhe tashmë nuk mund të kalohet në vendet ku janë fshatrat turistikë; jo nga pemët pasi ato janë prerë por nga ndërtimet që janë ngjitur me njëra-tjetrën.

E "pabesueshme", probleme edhe me zgjedhjet në Federatën e Skive!!!

Postuar në 03 Maj, 2018 18:50

Kanë dështuar përsëri zgjedhjet për president të Federatës Shqiptare të Skive. Pesë shoqata të skive braktisin asamblenë, duke akuzuar për parregullsi gjatë procesit.

Video/Pishat që thahen për dy ditë

Postuar në 02 Maj, 2018 19:20

Si në kohën e Berishës/Ankesat më të shumta për OSHEE, ALUIZNI, hipoteka

Postuar në 02 Maj, 2018 19:13

Pasi mori kritika në Asamblenë e PS-së për faktin se nuk dha asnjë shifër, koordinatorja për Platformën e Bashkëqeverisjes, Elisa Spiropali, ka vendosur të flasë diçka më konkretisht. Në një intervistë për TemaTv, ajo thotë se problemet më të mëdha që vijnë nga ankesat e qytetarëve janë në agjenci si OSHEE, ALUIZNI dhe hipotekat.

Fate Velaj godet me rolin e Gjergj Arianitit. Organizon Skënderbeun në versionin "tallava"

Postuar në 25 Prill, 2018 15:02

Fate Velaj, këshilltar, artist, piktor, romancier dhe i apasionuar pas dielit dhe hënës, ka organizuar dasmën e Skënderbeut në Kaninë.

Kanina është fshati i tij dhe Velaj, një natyrë ekzibicioniste që preferon ta quajë veten njeri të kulturës, ka inskenuar atë që mund të quhet Rilindje e Historisë.

Është shumë e thjeshtë: Majlinda ka fat, Pandi nuk ka*

Postuar në 23 Prill, 2018 22:52

Njoftohet sot – deri më tani ERTV nuk e ka dhënë lajmin – se Majlinda Bregu do të zgjidhet sekretare e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit për një periudhë 2 vjeçare. Ajo pason Goran Svilanoviç në këtë detyrë, të dy figura pa peshë në jetën politike të vendev të origjinës: Bregu në Shqipëri, Svilanoviç në Serbi.

Lajmi po përcillet si një zgjedhje europiane e rëndësisë së madhe. Në fakt Këshilli është krijuar në vitin 2008 në takimin e ministrave të Jashtëm të Europës Juglindore si një mënyrë për të përshpejtuar integrimin.

Enver Hoxha: "E izoloj Shqipërinë që shqiptarët të mos ikin". Edi Rama: "Drejt Europës që të mos ikin shqiptarët"

Postuar në 21 Prill, 2018 13:58

Mediat raportojnë sot sekretin e fundit që nuk dinim për politikat e Enver Hoxhës. Arsyen pse ai izoloi Shqipërinë. Gazeta “AFP” publikon një intervistë të Hasan Luçit, ish-pjesëtar i zbulimit shqiptar që citon një bisedë të Hoxhës me mjekun e vet francez, Pol Miliez. Sipas Luçit, Hoxha, “një njeri misterioz, por jashtëzakonisht inteligjent”, është shprehur se:

Video”argëtim”/Balloja pa maska. Do shikojmë atë që votojmë:))))

Postuar në 19 Prill, 2018 18:44

Redakturë!

Postuar në 19 Prill, 2018 18:08

Opinioni I gazetarit grek, Stavro Tizimas, me titullin: Nacionalizmi shqiptar, mburojë ndaj ambicieve të Erdoganit në Ballkan, publikuar në të përditshme konservatore “Kathimerini” është përkthyer gjerësisht edhe në mediat shqip. Ndaj lojërave të Turqisë në Tiranë ka tanimë një sentiment të qartë në mos një kundërvënie të organizuar. Qeveria aktuale nuk ka dëshmuar seriozitet në politikën e jashtme çka shpesh çon në provokime të panevojshme. 

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi