Shpipëri Hesapi
Kalorësi i betonit dhe i të varfërve
Dje në mbrëmje, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dha një dëshmi të raportit psikologjik të rënduar që ai ka vendosur me median dhe në përgjithësi me ata që ngrenë zërin për çështje që janë përgjegjësi e institucionit që ai drejton. Në emisionin “Opinion” ku ishte i ftuar të fliste për kullat, z. Veliaj tentoi ta transferonte diskutimin në një tonalitet luftarak, ku ai, si “fytyra e kalorësit të vrerosur” është kundër të gjithëve, sidomos mediave, për zhvillimin e Tiranës, të cilin jo të gjithë e kuptojnë.
Neuroza kufitare
Marrëveshja e kufirit me Greqinë ka provokuar një neurozë të përgjithshme. Pasi ngriti tymin dhe ia ngeci me detyrim Ilir Metës si çështje, kryehallexhiu Sali Berisha nuk po ndihet më. I mjafton që të ketë dy institucione kundër njëri-tjetrit për kërkuar mandej protagonizmin bajat të atij që kujdeset për legjitimitetin dhe sovranitetin.
Drejtori i Ujësjellësit të Sarandës: "I kam lënë edhe tri ditë pa ujë, nuk ka reaguar njeri"
E mbani mend atë gruan nga Kuçova që u thoshte Nanos dhe Metës se “nuk duam as ujë as bukë, vetëm ju mos u zini?” Nuk është e vetmja. Mentaliteti “7 ballë tërmeti, nuk lëviz uniteti”, duket se në forma të vetat është i pranishëm kudo. Ja një rast nga Saranda. Në një intervistë për “Saranda Televizion”, Sheme Lulo i pyetur se sa orë në ditë furnizohet qyteti me ujë, përgjigjet “8 orë”. I pyetur nëse ky furnizim është i mjaftueshëm, Lulo nxjerr xhevahirin nga goja:
Të paktën për presidentin e përbashkët të bëhet konkurs
Nuk jam për bashkim me Shqipërinë kundër BE-së. Zgjidhje e mirë është edhe shqiptarët e bashkuar edhe në Evropë të bashkuar. Për bashkim të Kosovës me Shqipërinë do të duhej të vendosnin njerëzit në referendum në të dy shtetet. Bashkimi do të ishte legjitim nëse për të do të vendoste shumica e shtetasve në të dy anët e kufirit
Kështu u shpreh më 13 shkurt Albin Kurti i Vetëvendosjes, një politikan që ka qenë përherë I idesë së bashkimit.
Gënjeshtra, puna që di të bëjë më mirë
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dhënë sot një tjetër provë të metodës së drejtimit të partisë dhe mbi të gjitha, të kritereve që ai ndjek në përcaktimin e suksesit politik. I pyetur për katapultimin në Parlament të Astrit Veliajt, që vjen pas largimit të Eduard Halimit, por pasi kanë dhënë dorëheqje nga mandati dy kandidate femra, Basha ka dhënë këtë përgjigje:
Shqiptarët vetëm 90% proamerikanë. Deputetët 100%
Është shndërruar në një shfaqje banale diskutimi i sotshëm në Kuvend për votën e Shqipërisë për Jeruzalemin kundër qëndrimit të SHBA.
Thirrje për sulm nga hakerat për një praktikë që e vendosi vetë
Ish-kryeministri Sali Berisha u bënte thirrje dje nga profili i vet në Facebook të gjithë hakerave në botë që të ndërmarrin një sulm të përgjithshëm ndaj sistemeve shtetërore që kontrollohen nga kryeministri dhe qeveria e tij. Një thirrje që shërben si sinjal shqetësues për axhitimin politik dhe emocional të z. Berisha, pasi ciladoqoftë shkelja në këtë rast, një ish-kryeministër nuk bën thirrje për përmbysje.
Për ata që duan të kuptojnë marrëveshjen e detit me Greqinë...
Sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan, që cilësohet si më i ndjekuri dhe më me ndikim në mediat televizive, po zhvillohet “debat” për marrëveshjen e detit me Greqinë. Si për të përligjur seriozitetin e emisionit, që duket se shkon në përpjestim me synimet e organizatorëve, në studio ishin ftuar për të folur, Elisa Spiropali, Mesila Doda, Gent Strazimiri, Panajot Barka dhe Mustafa Nano.
Nikos Kotzias, ministër i Jashtëm i Shqipërisë part time
Pas takimit të Korçës mediat zhurmuan gjithfarë axhendash, por pa qenë në gjendje të shkojnë përtej asaj që ishte thënë më parë për “shportat” e drejtimeve kryesore siç i quajti ministri Bushati. I cili edhe njëherë sot, ka pushuar së qeni ministër i Jashtëm i Shqipërisë, përderisa lajmet për atë që ndodhi i mësojmë nga homologu i tij grek, Nikos Kotizas.
Kur vija editoriale katandiset në një episod “portokallie”
Sokol Balla ja doli që ta menaxhonte ikjen e vet nga Top-Channel si një lajm të trishtë për vetë gazetarinë. Lajm pas lajmi në portale miqsh e shokësh që përbëjnë tashmë klanin e mbyllur të gazetarëve që nisën rrugën profesionale në vitin 1991, ikja e Ballës, u transformua në një zhvillim mediatik që dëmtonte kanalin televiziv në fjalë. Nuk u dha asnjë arsye zyrtare për këtë largim që po lë pa gjumë vip-at e gazetarisë, që kanë 25 vjet që shesin ide dhe janë kthyer në ustallarë të kritikës koniunkturale.
