Shpipëri Hesapi
Bashkia e Tiranës përmbyti veten?!
Bashkia e Tiranës nuk ka ende një përgjigje për atë çfarë shkaktoi përmbytjen në godinën e saj në 23 qershor të këtij viti. Shirat e rreth një muaji më parë, sollën dëme të mëdha në katin e parë të Bashkisë, duke dëmtuar rëndë sallat dhe dokumentacionet e arkivës, gjendjes civile dhe bibliotekës. Por, edhe pse korridoret katit të parë u përmbytën dhe përbaltën krejtësisht, duket se Bashkia e Tiranës nuk kërkoi asnjëherë ligjërisht arsyen se pse erdhi kjo përmbytje.
Spital i ri në Sarandë? Ministrja nuk sqaron ku do gjenden mjekët
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon sot në profilin e vet në Tëitter lajmin se investimet në spitalin e Sarandës janë duke shkuar drejt fundit.
Drejt përfundimit spitali modern i Sarandës, materniteti dhe pajisja me aparatura biomjekësore të teknologjisë së lartë. Për herë të parë edhe pistë helikopteri
njofton ministrja.
Shiu i korrikut përmbyt Spitalin e Shkodrës. Ministrja deklaroi 5 mln euro investime!!!
Sot Top-Channel raportonte me plane video përmbytjen nga shiu të spitalit të Shkodrës. Televizioni në fjalë raporton se bëhet fjalë për Spitalin Rajonal të Shkodrës, në të cilin përmbytja duket se vjen edhe nga katet e sipërme që provon për një situatë jo të mirë.
Kjo gjendje është disi e pakuptueshme kur në maj të vitit të shkuar, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaronte(video e dytë) në prani të kryeministrit Edi Rama se në tre vitet e fundit në këtë spital janë investuar 5 milionë euro.
Perla turistike/Pa hapësira publike, me ujëra të zeza, pa energji dhe siguri në plazhe
Prej pothuajse një muaji, vendi ynë është mbipopulluar nga turistët. Siç pritej Shqipëria këtë sezon është shndërruar në destinacionin ndërkombëtar përsa i përket turizmit. E bekuar në perëndim nga vija e gjatë bregdetare, ndërsa në lindje, veri e jug nga male, liqene e lumenj, pushuesit nga e gjithë bota zbulojnë parajsën e vogël të Mesdheut, që shtrihet para tyre me çmime të arsyeshme. Për herë të parë këtë vit, edhe pjesa dërrmuese e hoteleve ishin të prenotuara.
Një vizitë me axhendë kryesore plehërat e linjës Shqipëri-Kroaci
Vizita e parë e presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviç në Tiranë, është ndoshta edhe vizita e parë e një kryetari shteti që si mesazh kryesor ka mjedisin. Ose më saktë mbetjet që Shqipëria eksporton ilegalisht drejt vendit fqinj.
Kroacia është donatori kryesor i një projekti për pastrimin e detit dhe duam ta ndihmojmë Shqipërinë që ta kalojë këtë problem për të ruajtur mjedisin
tha Presidentja kroate gjatë konferencës për shtyp me homologun shqiptar Ilir Meta.
Teatri Kombëtar, "mungon" pronari për 4000m2
Mbledhja e kësaj të hëne në komisionin e medias nuk ka sqaruar asgjë në lidhje me debatin e teatrit kombëtarë. Deputetët e opozitës kërkuan që të dinin pronarët kufizues me pronën e teatrit kombëtarë por interesit të tyre nuk iu përgjigj kryeregjistruesi Valdin Pjetri
Nallbani i Bashkisë krahason komisariatin në Bronx me Teatrin Kombëtar
Kryebashkiaku Erion Veliaj hedh një status hallexhi në tuiter dhe mediat pranë tij rendin të riprodhojnë fjalët e tij. Z. Veliaj është duke u përpjekur të rekrutojë sa më shumë budallenj për të justifikuar negociimin prej tij të prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, që i shërben një grupi të kufizuar njerëzish dhe që përfaqëson një pjesë të kujtesës së qytetit dhe artit. Duke qenë se debatin publik për këtë çështje, ashtu si për ato që lidhen me kushtetueshmërinë e ligjit të posaçëm që ai duhet të zbatojë, i ka humbur, z. Veliaj po rend në gjetjen e argumenteve që impresionojnë.
Mbytjet “gjunjëzojnë” ministrin Klosi: Nuk funksionon roja bregdetare
Mbytjet e qytetarëve në plazhet tona, ka “gjunjëzuar” ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili nga foltorja e Parlamentit ka deklaruar se çdo humbje njerëzore i bën ata kokëulur. Për zgjidhje, ministri Klosi sheh vendosjen e rojeve bregdetare, pasi bizneset sipas tij janë të detyruara me ligj ta mundësojnë një shërbim të tillë.
Pylli i padepërtueshëm i Bashkisë së Tiranës
Më 22 prill të këtij viti, në Ditën Kombëtare të Tokës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lajmëroi mbylljen e fushatës intensive të kurorëzimit të kryeqytetit me mbjelljen e 120 mijë pemëve. Për disa muaj rresht, ai ishte kryelajmi i bashkisë, me kryetarin që udhëhiqte i veshur me uniformë punëtori një fushatë pyllëzimi, ku u përfshinë institucione të tjera, ministri, ushtria, por edhe donatorë të ndryshëm.
Foto/Nga Tirana e kinemave te Tirana moderne e beton-kullave
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shpërndarë fotomontazhin e mëposhtëm që tregon se çfarë pasojash kanë ndërhyrjet si kjo në Teatrin Kombëtar. Që mund të mos jetë monument kulture si Kinemaja në foto, por e kujton dhe e riprodhon më mirë Tiranën historike. Vetëm nëse ne të gjithë ndoshta jetojmë në një realitet që nuk po dimë të shquajmë vlerat e kësaj ndërtese që ka zëvendësuar Kinemanë, vlera të cilat mund të rroken nga pamja vetëm për nga shifrat me gjashtë zero.
