Shpipëri Hesapi
Berisha refuzoi Prokurorinë më 21 janar. Kuvendi injoron sot Kushtetuesen për Olta Xhaçkën!!!
Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Vendimet e Kushtetueses janë të formës së prerë dhe janë përfundimtare. Do të thotë që ato janë të zbatueshme. Nuk ka ekuivok në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për sa kohë që janë përcaktuar si të tilla, kanë forcën e ligjit dhe nuk mund të diskutohen, vetë Kushtetuta nuk i ka dhënë gjykatës mekanizma kontrolli të zbatimit të vendimeve sepse në një shtet ligjor është postulat që vendimet e GJK janë të zbatueshme. Nuk do të komentoj më
Dobia e një vizite dhe pyetja ende pa përgjigje në Tiranë: FETO dhe HAMAS janë organizata terroriste?
Tri ditë më parë në Tiranë ishte për një vizitë zyrtare ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan. Një figurë komplekse politike dhe përfaqësuese e Turqisë, i ardhur nga rrethi i afërt i presidentit Recep Tayyip Erdogan. Vizita ishte në kuadër të një turi rajonal, nga i cili ende nuk është kuptuar ndonjë gjë e madhe, pasi në Rumani dhe Bullgari, Fidan foli për gjëra të tjera nga ato që diskutoi dhe deklaroi në Shqipëri.
Mitizim shkrimtarit, injorim letërsisë!
Sot ka ditëlindjen Ismail Kadare, shkrimtari kryesor shqiptar i shekullit të 20-të dhe padiskutim më i famshmi. Siç e do zakoni i këtyre anëve, tamburet e atyre që mendojnë se kanë zënë vend në kritikën shqipe, apo që si intelektualë kanë detyrimin të thonë ndonjë fjalë, kanë rënë njësoj si ato të qeverisë: mburrje, lëvdata dhe padiskutim titulli gjeni, që sa vjen e tingëllon si epitet në këtë vendin tonë, mbushur me të tillë. Aq sa figura publike po tejkalon rëndësinë e veprës që tashmë pak njihet.
Me krahë të lehta në këtë teatër bajat!
Besojmë është vënë re se një ndër gjërat që ka ripagëzuar Rilindja – emrin e së cilës nuk e përdor më kush – është edhe zakoni i modelit të dikurshëm të mbjelljes së pemëve dhe luleve. Ai model sugjeron edhe punë të tjera vullnetare, por Rilindja ka kapur vetëm amballazhin për të shitur mandej revolucionin estetik.
Zgjojeni nga deliri! Leksione Europës nga dikush që qeveris një vend ku uji vjen me orar
kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur në Samitin rajonal të Shkupit duke dhënë leksione si Bashkimit Europian se çfarë duhet të bëjë për integrimin, ashtu edhe ministrave të Ballkanit kur negociojnë me njëri-tjetrin.
Pa zemërthyerje, një tribut për "fundërrinën e shoqërisë shqiptare"
Një këngë për ata që kultivojnë lotët e krokodilit për 21 janarin.
PS: Fundërrinat janë tashmë të pariciklueshme, mesa duket.
U bënë 10 vjet tashmë. Në Hënë e në Mars shko ti, nuk qullos dot gjë veç publicitetit personal.
"Kloster Banz, Bavari - Në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, për të adresuar lidershipin e Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor.
Ministri i Jashtëm "hyn mblesë në Prishtinë" për Liderin Dixhital
Ka nisur një të ashtuquajtur tur rajonal ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani. Ai ka qenë në Prishtinë sot ku është takuar me Presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla. Në konferencën për shtyp me Gërvallën ra në sy edhe kultura gjuhësore e z. Hasani të cilit dikush duhet t’i sqarojë se ka nevojë imediate të përmirësojë shqipen e vet.
Në Himarë ulen pantallonat. Pala greke me mirëkuptim: Kryetarin e ri ta përzgjedhë Beleri
Pas mediave greke të cilat kryeministri Edi Rama I përgënjeshtroi, në skenë ka dalë ish-deputeti Thoma Miço sipas te cilit kryetarin e ri të Bashkisë Himarë po e përzgjedh Fredi Beleri.
Kam marrë disa informacione në rrugë private. Zgjidhja është që t’i lihet kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë që të hidhte në tavolinë disa emra dhe derisa të shprehet drejtësia të bëhet zëvendësimi, që bashkia të funksionojë. Përveç Tavos është gazetari Ilir Paço dhe Theodhori Çami një biznesmen nga Dropulli, që nuk ka lidhje me Himarën...
Lëreni të qetë një njeri që iku!
Report Tv ka siguruar një video ekskluzive…Nga një sherr brenda në shtëpi mes Xhemal Lokës dhe bashkëshortes së tij, e ndjera Bedrie Loka që deri më tani thuhet se i ka dhënë fund jetës me vetëhelmim.
Nga teksti i zbardhur duket se sherri është një ndër ato të shumtët që ndodhin në një pjesë të madhe të familjeve shqiptare, por i paketuar në këtë formë provokon një kuadër shumë malinj interpretimi:
