Të gjithë për paratë e veta

Drejtori i shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli” në Durrës, Dashamir Mehmeti, është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë, “Summer”. Sipas raportimit zyrtar atij i është gjetur edhe një pistoletë në banesë, çka implikon pjesëmarrjë aktive në grupin e hetuar së fundmi.
Rasti padyshim i shtohet listës së skandaleve me përfaqësues të institucioneve publike dhe dëshmon se deri ku ka zbritur niveli ynë si shoqëri. Kudo dhe të gjithë janë për lekët e tyre: kryeministri jep koncesionet duke bërë ligje të posaçme, kryetari i bashkisë shpik inceneratorët dhe kompanitë e veta, ministrat me tenderat e pandemisë apo teksteve, laboratorëve e kështu me radhë.
Drejtori i shkollës ose do bëjë kurse – diçka e lodhshme – ose shpërndan drogë. Me rrogën nuk jetohet apo jo? Edhe pse u rrit së fundmi.
E keqja është normale tashmë dhe nuk mundet të gjesh një mjedis në këtë vend që të shërbejë si karantinë. Edhe për komunitetet fetare ka githëfarë lloj thashethemesh. Vallë për çfarë shpenzohet energjia për të ashtuquajturin shtet? Nuk ka të bëjë kjo shoqëri me shtetin, degradimi ku mbërritëm ilustron fare qartë se ne jemi shoqëri viscerale, nga i pari tek i fundit.
s.zaimi

Add new comment