Politikë
PD: Çështja “çame”, çështje pronash. “Abrogimi i ligjit të luftës nga pala greke tregoi një vullnet drejt zgjidhjes së të gjitha çështjeve të dosjes midis palës greke dhe shqiptare”
Partia Demokratike ka përcjellë konsiderata dhe vlerësime pozitive për vizitën e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias. Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, ka deklaruar se vullneti i palës greke për të abroguar ligjin e luftës si dhe ftesa e Athinës zyrtare për hapjen e një zyre të Kosovës, ishin lajme të mira. “Pika pozitive ishte abrogimi i plotë i ligjit të luftës, ky ishte lajmi në këtë vizitë dhe në hapat e mëtejshëm do të konfirmojmë në mënyrë juridike dhe ligjore që ligji i luftës nuk ekziston.
LSI, si problem politik i përbashkët i PS-PD
Zgjedhjet e 21 qershorit kanë prodhuar një problem politik që ngjan si i përbashkët për dy forcat kryesore. Ky problem është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe ambiciet e Ilir Metës. Një forcë e krijuar në vitin 2004 arrin që vetëm 11 vjet më pas të sigurojë 250 mijë vota, shpërndarë në të gjithë territorin, duke siguruar premisa për konsolidim edhe në zgjedhjet politike.
Zëdhënësi i KLSH: “Kallëzim edhe për zv.ministrin e Arsimit”. Mazniku: “Nuk kam informacion”. Zëdhënësi i P. të Përgjithshëm: “Ju jap përgjigje nesër”
Dje Kontrolli i Lartë i Shteti publikoi të dhënat e auditimit të kryer në Ministrinë e Arsimit, si pasojë e të cilit, ky organ konstatoi shkeje ligjore me dëm ekonomik në vlerën e 771 mijë eurove. Sipas njoftimit zyrtar u kallëzuan në prokurori, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Përgjegjësi i Sektorit Financiar. “Për shkeljet e mësipërme, KLSH ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal me nr.
Pas Kotzias flet Idrizi. Kujtohet edhe për çemërit ortodoksë(!), por nuk flet për Genocid. A mund të kërkojë Shqipëria një rezolutë në OKB si në rastin e Srebrenicës?
Vizita e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, duket se i ka bërë një nder të vockël kreut të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Ky ka gjetur një rast të bëjë sërish një deklaratë në këtë kohë pushimesh, ku askush nuk ja ngenë atyre që punojnë si deputetë. Ja çfarë thotë Idrizi nga “Facebook”. “Jam thellësisht i zhgënjyer për deklaratat e papërgjegjshme të Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Kotzias në Tiranë në lidhje me çështjen çame. Me sa duket z.
Propozohet traktat i ri miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë. Bushati i referohet Spinozës dhe Sofokliut. Kotzias: Zoti apo Allahu na caktoi afër-njëri tjetrit.
3 memorandume për bujqësinë dhe turizmin janë hapi i parë për një ridimensionim të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Të paktën ky ishte produkti në letër i takimit të ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias me homologun e tij Ditmir Bushati në Tiranë. Ministri i Jashtëm shqiptar kishte zgjedhur thëniet e dy filozofëve, Sofokliut dhe Spinozës për të theksuar rëndësinë e forcimit të besimit në marërdhëniet mes dy vendeve.
"Drejtimi i duhur" me 27 miliardë lekë dëme në 1 vit e gjysëm qeverisje. Raporti i KLSH-së “njollos” luftën kundër korrupsionit
Megjithëse qeveria po bën përpjekje të mëdha për të ashpërsuar luftën kundër korrupsionit, e keqja e ngjyerjes se gishtit me të mirat e pushtetit duket se ka rrënjë të thella në strukturat e qeverisjes dhe administratës publike, edhe kur qeveriset me slloganin "Drejtimi i Duhur". Në 1 vit e gjysëm qeverisje të koalicionit të majtë abuzimet me fondet publike llogariten në 27 miliardë lekë. Shifrat u bënë publike nga kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë. “KLSH ka një ecuri konstante me 160 auditime në vit.
Testi Kotzias, depresioni i Athinës përballë kurajos së Tiranës
Mediat greke besojnë se vizita e ministrit të Jashtëm Nikolaos Kotzias në Tiranë nuk do të prodhojë një perspektivë më të mirë në marrëdhëniet mes dy vendeve, por do t'i shërbejë Greqisë për të nxjerrë disa konkluzione në funksion të rishikimit të strategjisë së saj ne Ballkan. Sipas tyre qeveria shqiptare do të mundohet të përfitojë nga "depresioni" i Greqisë për të kapitalizuar kërkesat e saj në çështje që nga Athina shihen si problematika që nxisin konfliktet në rajon dhe acarojnë klimën e tensionit mes dy vendeve.
Sulm nga presidenca ndaj “majtistëve të papërgjegjshëm” në Greqi, një ditë para vizitës së Kotzias. Këshilltari i Presidentit flet edhe për Katovicën dhe vijuesit e Sigurimit të Shtetit
Këshilltari i Presidentit të Rublikës, Pirro Ahmetaj, që është edhe gjeneral brigade, na jep sot një mundësi që të kuptojmë sesi zhvillohet ajo që në Shqipëri njihet si politikë. Përmes një shkrimi në gazetën “Panorama”, gjenerali në fjalë realizon, pa mohuar kredencialet e përfaqësuesit të zyrës së Presidentit, një sulm politike e verbal ndaj qeverisë greke. Ndonëse në fund, sa për të larë duart, e mbyll shkrimin me një alibi, që ngjan si mezja e muhabetit: “Ne shkollën e Eisenhowerit, kam mësuar se e vërteta është 360 grade, dhe kështu askush s’mund të jetë pronar i të vërtetës.
Pse kryeministri Rama i kushtoi vetëm një fjali takimit me nënsekretaren Nulland?
“Me Ndihmës Sekretaren e Shtetit Victoria Nuland për zgjedhjet e suksesshme, progresin e reformave dhe rajonin tonë”. Ky paragraf ka qenë i gjithë sqarimi i kryeministrisë lidhur me takimin që kreu i qeverisë Edi Rama pati me ndihmës sekretaren amerikanë për çështjet e Euro-Azisë, Viktoria Nulland. Edhe ky sqarim, i bërë përmes Facebook, nga kryeministri. Për arsye që ende nuk dihen kryeministri Rama u tregua mjaft i kursyer me përmbajtjen e këtij takimi duke u mjaftuar me një postim në facebook dhe një fotografi me nënsekretaren Nulland.
Përgjimi i shqiptarëve, nuk është vetëm blerja e një pajisjeje, por politikë qeveritare
Tv Klan ka vijuar edhe sot trajtimin e negociatave të qeverisë shqiptare në blerjen e një pajisjeje përgjuese që mundëson gjurmimin e bisedëve në Skype, whatsapp apo edhe Facebook. Sipas prononcimeve zyrtare për këtë televizion, qeveria shqiptare mohon përfshirjen në negociata, por e-mailet e publikuara flasin për të kundërtën. “Qeveria shqiptare mohon që të ketë qenë pjesë e negociatave të bëra nga një drejtori e Shërbimit Informativ Shtetëror për blerjen e një programi për të përgjuar komunikimet me celular, përfshirë ato me WhatsApp, Viber, Facebook apo Skype.
