Politikë

Luks shtetëror me vendim qeverie, 136 nëpunës administrate do të marrin mbi rrogën mujore dhe 1 milion lekë të vjetra shtesë

Postuar në 18 Korrik, 2015 02:22

Rreth 136 nëpunës që do të merren me procesin e integrimit në administratën publike do të “shpërblen” nga qeveria me 1 milion lekë të vjetra çdo muaj. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se ka mundur të sigurojë vendimin e qeverisë, miratuar në mbledhjen e datës 7 korrik, i cili përcakton kategoritë e punonjësve të administratës publike, që veç pagës së tyre mujore, do të marrin që prej datës 1 shtator 2015 edhe një “shtesë” në masën 100 mijë lekë të reja.

Shënim: A duhet të vazhdojnë faljet e muslimanëve në bulevard? Pse besimtarët nxirren në rrugë për të kryer lutjet me bekimin e politikës dhe Komitetit të Kulteve?

Postuar në 17 Korrik, 2015 12:43

Është kthyer në traditë ose më saktë ngjarje kulturore dhe mediatike për kryeqytetin falja e namazit në bulevardin kryesor të Tiranës. Cdo vit përcillet e njëjta pamje, arteria qendrore e kryeqytetit "pushtohet" për disa orë nga besimtarët muslimanë që kanë të drejtën legjitime të kryejnë ritet e tyre fetare, por jo të zaptojnë hapësira publike që u shërbejnë të gjithëve në emër të përkushtimit për Zotin. Ne mungese te hapesirave te pershtatshme, te tilla veprimtari masive mund te kryhen ne ambjente te hapura, sic jane stadiumet, duke mos penguar jeten e kryeqytetit.

Doganat mbeten parajsa e korrupsionit. David Smith rendit arsyet pse Crown Agents dështoi në Shqipëri

Postuar në 17 Korrik, 2015 10:31

Ngado që ta kapësh, situata në dogana fut ujë dhe revolucioni i premtuar nga qeveria për një filozofi të re në drejtimin e doganave pret të konfirmohet si një operacion i dështuar. Kjo lidhet me disa arsye, të cilat i shpjegon Drejtori i “Crown Agents” David Smith në një intervistë për News 24, ku nuk e fsheh zhgënjimin për mosarritjen e objektivave në dogana.

VKM/Shërbimi sekret ushtarak adreson fonde për blerje...programesh dhe kompensim të famijes së bashkëpunëtorëve që humbasin jetën për shkak të detyrës

Postuar në 16 Korrik, 2015 20:58

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e datës 7 korrik, një vendim(VKM) që përcakton rregullat e përdorimit dhe kontrollit të fondeve për veprimtari specifike operative të Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, njohur dikur si Shërbimi Informativ i Ushtrisë.

PD: Çështja “çame”, çështje pronash. “Abrogimi i ligjit të luftës nga pala greke tregoi një vullnet drejt zgjidhjes së të gjitha çështjeve të dosjes midis palës greke dhe shqiptare”

Postuar në 16 Korrik, 2015 07:13

Partia Demokratike ka përcjellë konsiderata dhe vlerësime pozitive për vizitën e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias. Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, ka deklaruar se vullneti i palës greke për të abroguar ligjin e luftës si dhe ftesa e Athinës zyrtare për hapjen e një zyre të Kosovës, ishin lajme të mira. “Pika pozitive ishte abrogimi i plotë i ligjit të luftës, ky ishte lajmi në këtë vizitë dhe në hapat e mëtejshëm do të konfirmojmë në mënyrë juridike dhe ligjore që ligji i luftës nuk ekziston.

LSI, si problem politik i përbashkët i PS-PD

Postuar në 15 Korrik, 2015 17:36

Zgjedhjet e 21 qershorit kanë prodhuar një problem politik që ngjan si i përbashkët për dy forcat kryesore. Ky problem është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe ambiciet e Ilir Metës. Një forcë e krijuar në vitin 2004 arrin që vetëm 11 vjet më pas të sigurojë 250 mijë vota, shpërndarë në të gjithë territorin, duke siguruar premisa për konsolidim edhe në zgjedhjet politike.

Zëdhënësi i KLSH: “Kallëzim edhe për zv.ministrin e Arsimit”. Mazniku: “Nuk kam informacion”. Zëdhënësi i P. të Përgjithshëm: “Ju jap përgjigje nesër”

Postuar në 15 Korrik, 2015 11:43

Dje Kontrolli i Lartë i Shteti publikoi të dhënat e auditimit të kryer në Ministrinë e Arsimit, si pasojë e të cilit, ky organ konstatoi shkeje ligjore me dëm ekonomik në vlerën e 771 mijë eurove. Sipas njoftimit zyrtar u kallëzuan në prokurori, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Përgjegjësi i Sektorit Financiar. “Për shkeljet e mësipërme, KLSH ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal me nr.

Pas Kotzias flet Idrizi. Kujtohet edhe për çemërit ortodoksë(!), por nuk flet për Genocid. A mund të kërkojë Shqipëria një rezolutë në OKB si në rastin e Srebrenicës?

Postuar në 15 Korrik, 2015 08:04

Vizita e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, duket se i ka bërë një nder të vockël kreut të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Ky ka gjetur një rast të bëjë sërish një deklaratë në këtë kohë pushimesh, ku askush nuk ja ngenë atyre që punojnë si deputetë. Ja çfarë thotë Idrizi nga “Facebook”. “Jam thellësisht i zhgënjyer për deklaratat e papërgjegjshme të Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Kotzias në Tiranë në lidhje me çështjen çame. Me sa duket z.

Propozohet traktat i ri miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë. Bushati i referohet Spinozës dhe Sofokliut. Kotzias: Zoti apo Allahu na caktoi afër-njëri tjetrit.

Postuar në 15 Korrik, 2015 06:26

3 memorandume për bujqësinë dhe turizmin janë hapi i parë për një ridimensionim të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Të paktën ky ishte produkti në letër i takimit të ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias me homologun e tij Ditmir Bushati në Tiranë. Ministri i Jashtëm shqiptar kishte zgjedhur thëniet e dy filozofëve, Sofokliut dhe Spinozës për të theksuar rëndësinë e forcimit të besimit në marërdhëniet mes dy vendeve.  

"Drejtimi i duhur" me 27 miliardë lekë dëme në 1 vit e gjysëm qeverisje. Raporti i KLSH-së “njollos” luftën kundër korrupsionit

Postuar në 15 Korrik, 2015 04:08

Megjithëse qeveria po bën përpjekje të mëdha për të ashpërsuar luftën kundër korrupsionit, e keqja e ngjyerjes se gishtit me të mirat e pushtetit duket se ka rrënjë të thella në strukturat e qeverisjes dhe administratës publike, edhe kur qeveriset me slloganin "Drejtimi i Duhur". Në 1 vit e gjysëm qeverisje të koalicionit të majtë abuzimet me fondet publike llogariten në 27 miliardë lekë. Shifrat u bënë publike nga kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë. “KLSH ka një ecuri konstante me 160 auditime në vit.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë