Politikë
Debati: Rama thotë se janë shtuar 25 mijë kasat fiskale. Basha i kujton 160 mln dollarët që mungojnë në arkën e shtetit
Nuk kanë përse përballen me njëri tjetrin në studio televizive, thjesht ata debatojnë në distancë. Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha kanë debatuar për kasat fiskale dhe për 160 mln dollarët të përfolur nga opozita që i mungojnë buxhetit të shtetit.
Ndryshon Kushtetuta, shkrihet Prokuroria e Krimeve të Rënda
S’ka më dyshime që në fund të këtij viti Kushtetuta e Shqipërisë do të ketë ndryshuar. Në "Vizion Plus" kryetari i Komisionit te Posaçëm për Reformën në Drejtës,i Fatmir Xhafaj, sqaron se me fillimin e sesionit ndërhyrja ne ligjin themeltar të shtetit do te jetë parësore, pasi ekspertet po punojnë për ketë reforme prej 9 muajsh. Por sipas tij ndryshimet në kushtetute nuk do të prekin vetëm kapitujt e nenet që kanë të bëjnë me institucionet e drejtësisë por do të rregullohen edhe problematika që janë shfaqur gjatë kohëve të fundit.
Pushimet luksoze të Nishanit me miqtë arabë në bregdetin e Jonit
Presidentit Nishani mund të mos i jetë lejuar të pushojë në vilën qeveritare të Dhërmiut, por pushimet e luksit atij nuk i kanë munguar.
Në pikën doganore të portit të Sarandës, policia kufitare gjatë paradites ka qenë në pritje të presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Burime të pakonfirmuara, por të sigurta thanë për "Respublica" se Bujar Nishani ka qenë i ftuar i disa miqve të tij arabë për të kaluar disa ditë në bregdetin mes Sarandës dhe Korfuzit.
Dekoratat e presidentit
“Shqiptarja.com” boton sot një letër të arbëreshit Italo Elmo, shkrimtar e publicist, drejtuar ambasadorit shqiptar në Romë, Neritan Ceka. Elmo shkruan për vizitën e presidentit Bujar Nishani në prill të këtij viti në Itali, ku presidenti shqiptar akordoi një mori medaljesh, që nga ajo e “Flamurit kombëtar” e deri te “Mjeshtër i Madh”, “Nënë Tereza” etj.. “U nis nga një ide e mirë e përfundoi gjithshka në meze e pije”, shkruan Elmo. Fjala është për shpërndarjen e dekorata pa kriter e me motivacione pa sens në raport me atë përfaqëson vetë dekorata.
Athina reagon për ngjarjet në Kishën e Dhërmiut
I pyetur për ngjarjet në Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme greke, Konstandinos Kutras tha se Greqia është në pritje të shpjegimeve nga qeveria shqiptare lidhur me këtë incident.
Kisha kallëzon bashkinë e Himarës për “shkatërrim prone dhe nxitje të konfliktit social”
Kisha Ortodokse Autoqefale denoncon sot në mbrëmje një akt të dytë të dhunimit në Kishën e Shën Athanasit në Dhërmi. Kësaj radhe kanë qenë disa persona, me makina pa targa që kanë rrëzuar soletën e kishës dhe sipas KOASH kanë rrezikuar edhe jetën e priftit. Kisha ka bërë kallëzim penal për “shkatërrim prone dhe nxitje e konfliktit social”. Sot ka patur disa reagime, ku spikat ai i këshilltarit të Edi Ramës, Artan Shkreli, i cili u bëri të njohur shqiptarëve se po kërkohet varri i një misionari katolik që ka hapur shkolla shqipe në Himarë.
"Informaliteti nuk luftohet me aksione"
Në ditën e fundit të pushimeve kryetari Ilir Meta në një intervistë për “Ora News” nga kampi i LRI në Jalë flet për një sezon të nxehtë politik, nisur nga vera që duket se shkaktoi një klimë mosbesimi mes tij dhe kryeminstrit Edi Rama, që zë fill pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Ai sugjeron që lufta ndaj informaliteti të mos marrë nuanca arbitrariteti ndërkohë pranon se biznesi po kalon ditë të vështira.
Një mirënjohje e pazakontë për LSI-në dhe çiftin Meta-Kryemadhi
Në përgjithësi deputetë të Partisë Socialiste janë treguar të rezervuar me konsideratat për Ilir Metën, nisur edhe nga rryma e intesave të pushtetit që në këtë parti lidhet drejtëpërdrejt me kryetarin Edi Rama. Nëse do t'i referohemi kohës kur Ilir Meta bashkëqeveriste me Sali Berishën, moria e epiteteve për kryetarin e LIS-së ishin zyrtarisht edhe parrulla të protestave antiqeveritare kundër “hajdutit me bllok”, siç etiketohej Ilir Meta në atë kohë nga kori i politikës socialiste.
Ulje-ngritjet e të ardhurave buxhetore
Përqindja e Produktit të Brendshëm Bruto që arkëtohet çdo vit në buxhetin e shtetit nga tatimet, taksat etj. varet nga paketa fiskale e çdo viti, si dhe nga zbatimi i saj në praktikë nga administrata fiskale. Grafiku bashkëngjitur përmbledh historinë e këtij treguesi sintetik për Shqipërinë nga viti 2000 deri në vitin 2015.
"Qeveria shqiptare të kthejë shpresën te njerëzit"
“Për të ndalur fenomenin e azilkërkuesve, Qeveria shqiptare duhet të rikthejë shpresën”. Është ky apeli që ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, i drejton ekzekutivit shqiptar. Duke folur për “Abc News”, diplomati gjerman kritikoi politikën shqiptare duke thënë se është marrë pak me fenomenin shqetësues të azilkërkuesve. Sipas tij, Qeveria duhet të sqarojë njerëzit dhe të rikthejë shpresën, ndërsa paralajmëroi se vazhdimi i këtij fenomeni do të krijonte një efekt psikologjik negativ te gjermanët, me ndikim në procesin e integrimit të Shqipëri.
