Politikë

Tre jugorët që po “i hapin probleme” Lulzim Bashës në PD. Dhe një këshillë nga “brenda”: “Edhe Papa flet më shumë se Basha”

Postuar në 03 Gusht, 2015 22:46

Çim Peka shkruan sot në faqen “Syri.net” një opinion mbi zhvillimet në Partinë Demokratike. Peka është një njohës i mirë i realiteteve brenda PD-së duke mos neglizhuar për asnjë çast edhe dallimet më të vogla që konstruktojnë relievet e thepisura të një partie si PD. Kësaj radhe Peka e ka me Lulzim Bashën, me heshtjen e tij të zgjatur, që ngjan si një lloj memecërie politike përkundrejt një elektorati që ka uri të mbahet i angazhuar. Mirëpo nëse kjo e Bashës është një handikap si shumë të tjerë që i mvishen atij si politikan pa identitet të qartë, paralajmërimi i Pekës ngjan i pazakontë.

Kuvendi i Kosovës gati për Gjykatën Speciale, veteranët godasin Thaçin me shishe: “Je hajn”!

Postuar në 03 Gusht, 2015 15:11

Parlamenti i Kosovës po përgatitet për të votuar krijimin e GJykatës Speciale që do të hetojë krimet e luftës, pasi palët politike aleate në qeverisje, deklarojnë se janë gati. Bindja e deputetëve të partisë së Hashim Thaçit, PDK, për të votuar pro, ka qenë e vështirë. Por ndërkaq veteranët e luftës po vazhdojnë protestën e tyre para selisë së Qeverisë së Kosovës. Ata kërkojnë përfundimin e listave të veteranëve dhe mos votimin e Gjykatës Speciale. Madje kanë gjuajtur me shishe zëvendëskryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, duke i thirrur “hajn, hajn”.

Publikohet e-mail i Drejtorisë Rajonale Arsimore Tiranë ku kërkohet bindja politike e mësuesve

Postuar në 03 Gusht, 2015 13:15

Partia Demokratike denoncoi sot atë që e quaj spastrim në arsim. Deputeti Luçiano Boçi, publikoi një e-mail të Drejtorisë Rajonale Arsimore të Tiranës, ku u kërkohet drejtirëve edhe bindja politike e mësuesve. “Politikat e vërteta të Edi Ramës në arsim nuk janë ato që deklarohen me fjalë e propagandë. Shihni se si menaxhohet në fakt arsimi, në Drejtorinë Rajonale të Tiranës.

Eurobondi, ofertat e para larg parashikimeve. Ministria e Financave: “Do të pritet një moment i ri, për të vlerësuar oferta më me leverdi”

Postuar në 01 Gusht, 2015 10:04

Ashtu siç ishte parashikuar (http://www.respublica.al/artikuj/2015/07/21/hua-e-re-prej-50...), Shqipëria ka bërë ofertën e vet përmes eurobondit, në muajin korrik 2015.

PD-ja akuzon: “Miku i Edi Ramës mori koncesionin e dializës për 61 milionë euro. Do ta anullojmë”. Por akuza nuk zbardh asnjë emër

Postuar në 01 Gusht, 2015 07:12

Partia Demokratike nxori sot zëdhënësen Orjela Nebijaj për të denoncuar koncesionin e dializës që është dhënë së fundmi. “61 milionë euro do të marrë me 3 gusht një mik i Edi Ramës, siç e tregon përvoja e deritanishme dhe qepja e kritereve sipas portretit të fituesit të paracaktuar. Sipas ekspertëve të fushës, mjafton 1/10 e kësaj shume për të përmirësuar shërbimin ekzistues e për ta bërë atë funksional.

Pezullohen lejet e ndërtimit në Tiranë, deri në hartimin e një plani të ri zhvillimor. Veliaj thotë se do të jetë gati për një vit

Postuar në 01 Gusht, 2015 06:55

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka deklaruar se që nga sot e deri në hartimin e një plani zhvillimor për Tiranën, lejet e ndërtimit do të pezullohen. Ai e bëri këtë deklaratë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, duke shtuar madje se edhe për lejet e dhëna deri më tani, do të ketë audit. “Nga sot, duke qenë se ka rënë plani i vjetër i zhvillimit të Tiranës, pezullohen lejet e ndërtimit deri sa ne të kemi një plan afatgjatë të zhvillimit të qytetit, në bazë të këtij bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Urban.

Dështon tryeza me Qeverinë. Pronarët kundër draftit: Ne nuk na lidh asgjë me atë projektligj, nuk mbron interesat tona

Postuar në 01 Gusht, 2015 01:55

Dje pa praninë e medias u mbajt takimi i dytë me përfaqësuesit e shoqatave të pronarëve. Mbledhja nisi në orën 10:00 dhe zgjati për rreth tri orë. Takimi u drejtua nga zv. ministri i Drejtësisë, Idlir Peçi, ndërkohë që të pranishëm ishin ministri Nasip Naço, drejtoresha e AKKP, Sonila Qato, avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Alma Hicka dhe kreu i ALUIZN.I­t, Artan Lame. “Panorama” shkruan se shoqatat e pronarëve kanë kërkuar rrëzimin e projektligjit të hartuar nga qeveria për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit.

Ilir Meta lë të hapur opsionin e bashkëpunimit politik me PD-në: “Interesi i qytetarëve do të prevalojë në vendimmarrjen e LSI-së”

Postuar në 31 Korrik, 2015 14:12

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka dhënë një intervistë për gazetarin Aleksandër Furrxhi. Ai ka folur për zhvillimet në vend, reformat, problemet e parlamentit, por edhe për aleancat e mundshme në të ardhmen. Duke komfirmuar se LSI do të vizjojë t’u qëndrojë marrëveshjeve, Meta lë të kuptojë se koalicioni i tanishëm nuk është definitiv dhe nuk e kushtëzon partinë e tij.

Eri, ç'ne me autobus?! Disa pyetje nga njerëzit e zakonshëm të këtij vendi...siç na quan kryeministri

Postuar në 31 Korrik, 2015 11:08

Si njerëz të zakonshëm të këtij vendi siç na quan kryeministri dhe në lartësinë e  popullit të thjeshtë u çuditëm edhe nuk u çudtiëm  që pamë kryebashkiakun e ri të Tiranës, Erion Veliaj duke pritur autobusin për të shkuar në punë. Emocion, habi, barazi, hipokrizi,… Më të habitur duhet të kenë qenë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që rastisën në stacionin e Stadiumit Dinamo bashkë me qytetarin e parë të Tiranës.

Atë që nuk e tha kryeministri e thotë FMN: “Ka një problem administrimi. Taksat nuk janë aq të ulëta, por performanca e të ardhurave nuk është e fortë”. Opsion final: Rritja e taksave

Postuar në 31 Korrik, 2015 09:48

Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë, Jens Reinke, ka shpjeguar përmes një interviste për “Top-Channel” se për cilat arsye fondi nuk nënshkroi marrëveshjen e radhës me qeverinë shqiptare. Në vend të parë qëndron mosmbledhja e të ardhurave, për të cilat Reinke, pranon se ka shkaqe që vijnë nga rënia e çmimeve, por ka edhhe shkaqe që lidhen me administrimin. “Gjatë këtij viti të ardhurat kanë rënë në mënyrë thelbësore nga pritshmëritë dhe plani.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë