Politikë
E qëlloi kamarieri se kërkoi kuponin. Reagon kryeministri: “Qytetar shembull”
Sot i bë publik lajmi për një qytetar që refuzoi të paguante pa marrë kupon tatimor. Kamarieri e qëlloi qytetarin, një ngjarje kjo që provon ironikisht se çfarë mund të ndodhë kur zbaton pikë për pikë ato që dëgjon në media nga kryeministri. Ky i fundit gjithsesi ka reaguar pas ngjarjes: “Falenderoj me respekt qytetarin shembull që refuzoi të paguajë pa kupon dhe denoncoi reagimin brutal të abuzuesve që u ndaluan nga policia!”, shkruan Rama në Tëitter. Për ngjarjen kanë përfunduar në pranga kamarieri 22-vjeçar Emiljano Maliqi si dhe administratori i lokalit Dritan Jonuzi.
PD-ja publikon intervistën e plotë të Dritan Zaganit. Apelon edhe për anagzhimin e medias dhe të gazetarëve
Partia Demokratike ka risjellë sot në vëmendje të opinionit intervistën e Dritan Zaganit, ish-shefi i Antidrogës në Fier, i cili është larguar nga vendi dhe është shpallur në kërkim. Deputeti Genc Pollo ka vlerësuar se bllokimi i intervistës përbën censurë dhe ka ftuar shoqatat e gazetarëve, që kanë marrë lekë edhe nga ato të taksapaguesve të flasin e të ngrenë zërin.
Sot zhvillohet në Tiranë Lutja për Paqen. Të ftuar 4000 persona të besimeve të ndryshme
Ka nisur sot në Tiranë takimi i 28-të ndërkombëtar për Paqen, i cili do të vijojë në datat 7-8 shtator e që mbahet në përkujtim të luftës së fundit në Ballkan. Takimi organizoheg nga Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.
Prokuroria kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë heqjen e imunitetit për Armando Prengën
Armando Prenga duket se po shkon drejt arrestimit nga prokuroria. Kjo e fundit i ëhstë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, dje në darkë, me një kërkesë zyrtare përmes së cilës kërkohet miratimi i arrestit në flagrancë dhe heqja e imunitetit parlamentar për shkak të tri akuzave të ngritura. Prokuroria ka zbatuat kështu afatet ligjore të parashikuara, duke bërë të qartë se Prenga po shkon drejt marrjes si i pandehur. Ka tri akuza që rëndojnë mbi deputetin socialist të përfshirë në ngjarjen e Patokut, ku ai dhe disa të tjerë u konfliktuan me pjesëtarë të familjes Çali.
PD: Hetimi i korrupsionit të zyrtarëve të lartë, bashkë me agjencitë partnere
Partia Demokratike ka mbledhur dje në mbrëmje kryesinë e saj për të diskutuar e vendosur për qëndrimet që do të mbajë dhe aksionet që do të ndërmarrë. Këto janë bërë publike nga kryetari i saj, Lulzim Basha. “1-Duke konfirmuar kërkesën tonë për dorëheqjen e Ilir Metës dhe hetimin e tij të menjëhershëm për aferën korruptive më të madhe sipas avokatëve të qeverisë shqiptare.
Qindarkat për shtetin dhe i ashtuquajturi Revolucion Ekonomik
Tatimet dhe doganat janë sektorët që kanë çaluar më së shumti në performancën ekonomike të qeverisë në këto dy vjet. Gropa e të ardhurave detyroi qeverinë të nisë një aksion kundër informalitetit, që kryeministri Rama nuk ka nguruar ta quajë Revolucion Ekonomik dhe të zbulojë më në fund platformën për nxjerrjen e Shqipërisë nga stërmundimi ekonomik.
Konflikti i fiseve Cali e Prenga për lagunën e Patokut
Konflikti mes pjesëtarëve të fisit Cali, duket se e ka zanafillën në Prill të këtij viti, kur Ministria e Bujqësisë organizoi një tender për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut në Lac. Në garë morën pjesë dy firma Tenki-01 Shpk, me të vetmin aksioner Eduart Prengën, vëllain e Armando Prengës, dhe Cali Shpk, në pronësi të familjes Cali.
E para fitoi tenderin me 5 pikë më shumë se tjetra. Firma Cali në emër edhe të peshkatarëve konstestoi garën dhe tha se firma e vëllait të deputetit socialist ishte krijuar pak muaj para se të organizohej tenderi.
Versioni zyrtar i Policisë: Armando Prenga u ndalua në kushtet e flagrancës. Tri akuza mbi deputetin. Reagon edhe politika
Është zbardhur dinamika e ngjarjes së Laçit dhe arsyet e arrestomit të deputetit socialist, Armando Prenga. Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit ka dhënë këtë version: “Në datë 04.09.2015, në orën 23:40, Salla operative e Komisariatit të Policisë Kurbin, mori njoftim për një konflikt të ndodhur në një lokal në Patok. Menjëherë Policia e Kurbinit ka shkuar në vendngjarje për të kryer veprimet. Në Komisariat është paraqitur shtetasi Gjok Cali, për të bërë kallzim se është goditur nga shtetasi Armando Prenga (deputet i Kuvendit të Shqipërisë).
Evropa strategjike ekziston. Por jo Shqipëria normale
Ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, ka dhënë një intervistë për “Deutsche Welle” përqendruar kryesisht në raportet me Ballkanin Perëndimor. Roth nënvizon qartë se BE-ja është konkrete në premtimin për integrim të vendeve të Ballkanit e në këtë qëllim shkon edhe Konferenca e Berlinit. Por duhen rezultate. “Sa më me vendosmëri të çohen përpara reformat e nevojshme, aq më shpejt do të avancojnë bisedimet. Perspektiva e antarësimit në BE vazhdon të ekzistojë pa kufizime.
Çështja “Meta2”, mbyllet me një faksimile. Dhe një deklaratë të Berishës: Unë nuk dija gjë
Me qetësi dhe dashuri, Ilir Meta duket se e ka zgjidhur edhe kësaj radhe lëmshin e akuzave qe është ngritur ndaj tij. Në media është publikuar faksimile e kontratës DIA-CEZ, e datës 1 shtator 2010, kohë kur Ilir Meta ishte ministër i Jashtëm. Ai akuzohet për marrje rryshfeti për kontratën e mbledhjes së borxheve të CEZ dhe kjo akuzë del në dosjet e avokatëve të OShEE-së, ent që kontrollohet nga Partia Socialiste.