Politikë
Athina “ngrin” negociatat e Shqipërisë
Shqipëria nuk do të mund të vijojë me bisedimet e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke u përballur për herë të parë me një ngrirje të procesit të integrimit. Kjo për shkak se Athina zyrtare nuk ka dhënë pëlqimin për një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare të Unionit për grupin e parë të pesë kapitujve të anëtarësimit.
Postier
AlbanianPost e Baton Haxhiut publikonte sot një dokument që e quan Draft Statuti i Plotë i Asocacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Së bashku me të një koment të disa ekspertëve të cilët Haxhiu, në stilin e vet megalloman i shpall si juristë që i kanë dhënë identitetin Republikës së Kosovës. Media në fjalë sugjeron se ky draft, në një pjesë të caktuar të tij konsideron propozimin e z.
Serbia: Asociacioni nuk mund të bëhet kurrë OJQ
Një ditë pasi ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey M. Hovenier, i kërkoi Kosovës të çojë përpara themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, nga Beogradi këmbëngulin se asociacioni nuk do të jetë kurrë “organizatë joqeveritare”.
Parlamenti, një trukim për Protokollin mes Italisë dhe Shqipërisë
Në datën 7 nëntor në faqen e Kryeministrisë së Shqipërisë mbiu – për shkak të presionit publik – i ashtuquajturi Protokolli i pritjes së refugjatëve nga Italia, që mundëson transferimin e njerëzve që mbërrijnë nga Afrika në Lampeduza, drejt Shëngjinit për të përpunuar në këtë të fundit kërkesat e tyre për azil. Qeveria ka siguruar sot se:
Shqipëria nuk është vetëm e Shkëlzenit dhe e Zahos, por edhe e fëmijëve tanë
Disa vite më parë, kur nisi të diskutohej ideja Vuçiç-Thaçi për ndarjen e Kosovës, qarkulloi në disa media apo gazetarë mendimi se nëse do të arrihej në paqen serbo-shqiptare, dyshja në fjalë do të shërbehej me çmimin Nobel për Paqen. Nuk është e jashtëzakonshme: çmimin në fjalë e ka marrë Obama që urdhëronte vrasje dhe sulme ushtarake, e ka marrë edhe një person si Arafat që e nisi karrierën me sulme terroriste.
Impotenti që qeveris Shqipërinë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shfaqur mbrëmë në një intervistë për Bruno Vespën përmes së cilës ka sqaruar se çfarë është marrëveshja për emigrantët dhe qendrën e Shëngjinit.
Kjo marrëveshje vjen nga mirënjohja e thjeshtë që gjendet gjithmonë brenda meje dhe brenda të gjithëve ne shqiptarëve kundrejt Italisë dhe kur Italia na kërkon të japim një dorë, edhe pse ne nuk mund të zgjidhim problemin e madh të emigrantëve, jemi të nderuar të japim një dorë
Zbardhet marrëveshja, 36 000 emigrantë në vit në Shqipëri
Shqipëria do të presë rreth 36 mijë emigrantë të në vit, pas marrëveshjes së nënshkruar sot me qeverinë italiane. Detaje të marrëveshjes që mediat italiane thonë se është diskutuar për herë të parë në gusht në Vlorë, por që në Shqipëri nuk është përmendur asnjëherë publikisht deri sot, u dhanë fillimisht nga kryeministrja Giorgia Meloni.
Meloni zbulon marmidën e migracionit në Europë. Do të jetë Shëngjini
Zbulohet më në fund arsyeja e “flirtit” të Vlorës mes kryeministres italiane Meloni dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, gjatë një vizite në Itali, Meloni ka njoftuar se në Shëngjin të Shqipërisë do të hapet një qendër strehimi refugjatësh, që do të jetë nën juridiksion të përbashkët italo-shqiptar.
Lulëkuqet mbi mure
Në selinë e Parlamentit shqiptar është zhvilluar sot një episod cilësisht i ri në gjoja përplasjen mes dy kaheve të politikës. Disa deputetë të PD, Fraksioni i Rithemelimit, të cilët janë përjashtuar për disa ditë nga punimet e Kuvendit, nuk janë lejuar të hyjnë brenda. Zgjidhja ka qenë atletike: ngjitje nga kangjellat dhe hyrje nga dritarja.
Njëri mbyll derën, tjetri hyn nga dritarja. Çfarë ligji të bësh që të trajtojë këtë situatë për të cilën padyshim ka përgjegjësi edhe shumica.
Aurela Basha, pronare e 246 m2 katrorë në “Lion Residence”
Debati publik për ndërtimin e mijëra metra katrorë kulla në kryeqytet është kthyer së fundi në një luftë politike. Çdo parti akuzon kundërshtarët se kanë lidhur aleancë me investitorët e pallateve për të përfituar sipërfaqe ndërtimi, e rrjedhimisht miliona euro pasuri që burojnë nga godinat më të shtrenjta në Shqipëri.
