Politikë
Dako ka të drejtë për ndërhyrjet në media
Mediat online po qarkullojnë së fundmi një përplasje në studion e “Opinion” mes moderatorit Blendi Fevfziu dhe ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Deklaratës së këtij të fundit se moderator në fjalë i nënshtrohet kërkesave për heqjen ose vendosjen e një lajmi, Fevziu i është përgjigjur se “askush nuk ka bythë ta bëjë një gjë të tillë”.
Zaev: Negociatat, Rama kërcënon Europën me çështjen e Kosovës
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, deklaroi nga Brukseli se Holanda dhe Franca kanë më shumë rezerva për nisjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa shtoi se gjermanët frikësohen nga kërcënimet e palës shqiptare se vendimi mund të ndikojë për jostabilitet në rajon, sidomos në Kosovë.
650 mln lekë shtesë për partitë që u futen në zgjedhje
Me një vendim të Këshillit të Ministrave partive që do marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit u është akorduar një fond preh 650 milionë lekësh. Në vendim thuhet se ku fond do t’u shpërndahet subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhje nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
Kuptohet që pjesa e luanit nga ky fond do t’i shkojë Partisë Socialiste, e cila është subjekt parlamentar, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për parti si Bindja Demokratike apo aleatë të PS-së që kanë pranuar të futen në zgjedhje.
Nuk ka ditur gjë apo ka gënjyer?!
Edi Rama sot u fsheh, nuk bëri asnjë koment mbi përgjimet që publikoi gazeta gjermane "Bild" për implikimin e zyrtarëve lokalë të Bashkisë së Durrësit në deformimin e votës në zgjedhjet e 2017.
Ndoshta i tronditur nga materialet që kanë ekspozuar lidhjet kriminale të bahkëpunëtorëve të tij të afërt, zoti Rama këtë radhë nuk nxori zonjën Gjylameti për të akuzuar Bild-in si gazetë e paguar nga Partia Demokratike. Tirazhi i gazetës është më i madhi në Europë dhe zoti Rama është i ndërgjegjshëm për diskretitimin e qeverisjes së tij në sytë e ndërkombëtarëve.
Është detyrim qytetar të zbardhësh çdo lloj pisllëku mbi zgjedhjet në këtë vend
Në Shqipëri funksionon me ligj një organ kushtetues që quhet Prokurori e Përgjithshme. Në planin historik ky organ mund të ndahet në dy periudha: periudha para viteve ’90 kur kishte detyra me tagër penal dhe politik dhe periudha e tanishme ku organi i akuzës ka qenë thjesht një instrument i politikës, ndonëse jo formalisht.
Kazani Avdylaj-Rama-PS, Bild publikon përgjimet
Gazera Gjermane “Bild” ka publikuar një seri përgjimesh që tregojnë për lidhjet e grupit kriminal të Avdylajve në Shijak me kryebashkiakun e Durrësit, por edhe zyrtarë të tjerë të Partisë Socialiste me të cilët diskutojnë për punësime, blerje votash dhe lista kandidatësh.
Pjesë e përgjimeve të publikuara nga BILD janë bisedat me Vangjush Dakon, por edhe ajo e Astrit Avdylajt me vëllanë e deputetit të PS-së, Ilir Ndraxhin.
BE është e paqartë se çfarë duhet bërë në Shqipëri
Ambasadori i Italisë në Shqipërisë, Alberto Cutilio, ka deklaruar nga qyteti i Shkodrës se Bashkimi Europian është në dilemë për atë që duhet bërë në Shqipëri me krizën e tanishme politike.
Ambasada që nuk rrinë dot pa reaguar pro qeverisë
Opozita protestoi sot siç kishte premtuar dhe protesta e saj ishte e tonifikuar. Me tonifikim zakonisht kuptohen akte dhune si mjete piroteknike dhe përplasje me policinë.
Është bërë zakon tashmë që për çdo ngjarje publike në Shqipëri, ka një reagim publik nga selitë diplomatike. Ambasada amerikane p.sh është një ndër selitë më të zellshme në Tiranë në këtë drejtim. Shkruan sot ambasada:
Protestë e përmbajtur, provë force për opozitën
Protesta e 7 kombëtare e opozitës ishte një demostrim force, si nga pjesëmarrja por edhe nga gatishmëria e mbështetësve të PD-së për t’u përplasur me pushtetin. Ndryshe nga tubimi i 25 Majit ku u evitua hedhja e lëndëve piroteknike, sheshi përpara parlamentit u kthye këtë të shtunë në fushëbetejë, ku duhet thënë se edhe policia u tregua e përmbajtur.
Në fjalimin që mbajti në bulevardin Dëshmorët e Kombit, reu i Partisë Demokratike, Basha la të kuptohet se fundi i kryeministrit është i shpejtë dhe se është i vendosur të çojë deri në fund betejën për largimin e Edi Ramës.
Strategu i Tiranës rikthen tezën e kërcënimit rus
Mediat që bëjnë llustraxhiun e pushtetit të sotshëm kanë nxjerrë në pah një element të konferencës të përbashkët për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg. Ata janë pyetur nëse në zhvillimet aktuale politike të Shqipërisë po ndikon Rusia. Stoltenberg ka thënë:
